Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti, Anastas Angjeli dhe kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani ka inspektuar punimet që po kryhen në qytetin e Gramshit në kuadër të  projektit të Rilindjes Urbane.

Nëpërmjet një postim në rrjetin social facebook, Balla thekson se vijon puna me ritme të shpejta me projektet e Rilindjes Urbane për transformimin e qytetit të Gramshit.

Vijon puna në Gramsh me projektet e Rilindjes Urbane. Bashkë me Kryetaren e palodhur të Bashkisë Luljeta Dollanin dhe deputetin Anastas Angjeli inspektuam punimet për piedonalen e re, rrugën lidhëse dhe sheshet sportive, këto të fundit të financuara nga IADSA, bashkëpunim i Qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

#përGramshinqëDuam

Taulant Balla