Mazhoranca me 8 vjet pushtet e ka rrudhur në ekstrem shansin për inspirim teksa në ‘turnin’ e saj ndodhi‘alkimia’ më flagrante me votën e lirë, tjetërsimi i pronës legjitime në favor të ‘jeniçerëve’ të pushtetit, humbja dy herë e trenit drejt Europës, shpërfytyrimi i shërbimeve publike, degradimi dhe anarkia e habitatit urban dhe rural, shitja absurde në kohë krize e pasurive strategjike teksa rrezikohet rreth vicioz varfërie, nëpërkëmbja e sovranitetit me marrëveshjen e detit, cënimi i shënjtërisë së jetës së qytetarit, sanksionimi i ‘lugës së çorbës së prishur që tundon çdo shqiptar të ndershëm për të mbijetuar teksa korrektësia dhe meritokracia vlejnë aq pak, intimidimi i medias, kontrolli politik i gjyqësorit etj bëma që erodojnë imazhin demokratik.
Opozita ndërkohë ka peshën e saj në ‘kryqin’ e ‘mëkateve’ të tranzicionit teksa jo rrallë zhgënjeu në pritshmëri dhe shpërfilli interesa madhore si psh. ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugën shndërrimit të Kushtetutës në alibi të pushtetit (rasti i zgjedhjes së presidentit), intimidimin e deformimin e votës përmes sistemit spanjoll etj. Por ndërkohë që lidershipi
mazhoritar ka ‘nusëruar’ kaq shpesh, ai opozitar gëzon ende të drejtën e ‘shansit të dyshimit’. Nëse ‘trimi i mirë me shokë shumë’, lidershipi opozitar mund të inspirojë vetëm nëse rilind vetveten. Dy dekada më pas, kontributi për syresh në parti dhe parlament që njësohen me zig-zaget e tranzicionit, mund të jepet edhe jashtë forumeve drejtuese duke i lënë hapësirë të resë, jo thjesht në moshë, përmes dorëheqjeve dinjitoze që inspirojnë për më tej.
PERTEJ NJE REFRENI
Leva e Arkimedit dhe tharmi i rilindjes mbetet vota. Nëse çdo sistem elektoral është demokratik por rëndësi ka zbatimi, opozita duhet të zotohet solemnisht për rikthimin e sistemit gjerman ku vota mbi bazë merite personale respektonte elektoratin dhe investimi për të renë nuk shkonte dëm. Kjo ndërkohë që sistemi spanjoll e degradon atë teksa ofron si alternativë ‘thesin’ e mbyllur ku lideri autokrat rendit ‘dishepujt’ e tij që më shumë se për devotshmëri ndaj elektoratit listohen për servilizëm ndaj tij.
Rilindja kombëtare duhet të përmbushë paqtimin e madh dhe lënien si domein unik të historianëve analizën e së shkuarës me mosdiferencimin në muzeun e kohës të të gjithë atyre që kanë spikatur, pavarësisht mbulesave ideologjike, duke pranuar si ‘diçiturë’ për këdo verdiktin e historianëve dhe lënë vënd dhe respektuar përjetimet personale. Rilindja shqiptare nuk bëhet as e vetme as me ‘bishta’ për dekor. Ajo ka nevojë për të gjithë pa komplekse bashkëpunimi sepse përfshin së toku të majtë dhe të djathtë. Një aleancë ku nuk ka garë për protagonizëm sepse të tillë janë të gjithë teksa konvergohet tek çështja kombëtare, vota e lirë, respektimi i pronës, liria ekonomike dhe konkurrenca reale në treg, zbatimi i ligjit, puna e ndershme, meritokracia, solidariteti social, shërbime publike efiçente, shanse të barabarta për të gjithë dhe orientimi anglo-sakson.
Demokracia funksionale nuk ka përse të jetë ende luks sado vënd i vogël e i varfër jemi, për më tepër kur si ‘doganë’ gjeografike gjeopolitika merr peshë ndaj rilindja e trumbetuar duhet qartazi të sanksionojë orientimin dhe partnershipin strategjik dhe eskluziv me botën anglo-saksone dhe në rradhë të parë SHBA pa të cilën shteti shqiptar nuk do të kishte shans të hidhte shtat dhe festonte çfarë presim të festojmë.
Rilindja kërkon trokitjen e çdo dere me rrjetet sociale si aksesorë të komunikimit dhe jo prioritar në të. Preçedenti, deri në teprim, i marshimit epik të 2009 prej lidershipit opozitar ekziston ndaj takimet jashtë kamerave në hajatin e shtëpisë pa ngutje axhende dhe recitime ‘meshash’ standarte nga ana e lidershipit opozitar, fitojnë respektin e dëshiruar dhe inspirojnë për më tej.
AFER DHE VONE
Nëse në perceptimin e lidershipit opozitar 2013 është afër, ajo mbetet larg dhe tepër vonë për shumëkënd që e ka sot tavolinën bosh dhe shoqërinë që çmon paprekshmërinë e sovranitetit, indinjohet nga trajtimi i pasurisë kombëtare si mall belik, tjetërsimi i pronës historike, përçmimi i jetës së qytetarit etj. Edhe sepse jo në pushtet, opozita rrezikon të perceptohet si pjesë e përgjegjësisë duke kompromentuar apelin e rilindjes nëse nuk ezauron çdo mjet, protestën qytetare përfshirë, për të ndalur tatëpjetën përpara pikës së moskthimit.
Jo përmes grevave sa sublime të urisë po aq dhe absurde për shekullin e 21 në rrezikimin e jetës veçanërisht ndaj një pale që e ka humbur ndjeshmërinë ndaj saj që me Gërdecin e deri tek 21 janari (për më tepër kur mungon shëmbulli personal) dhe as me mitingje part-time që zhbëjnë solemnitetin e protestës por me protesta non-stop që nuk kanë nevojë për autobuz se njerëzit vijnë në këmbë, që nuk bitisen në sfilata politikanësh që pas fjalimit zënë vënd në hotelin më të afërt rrethuar nga servilët e tyre por që shndërrohen në kuvende sy më sy me halleshumët anonim në shesh.
KOHA PER RILINDAS
Opozita nuk mundet të premtojë garanci për mosprekjen e votës së 2013 përballë një mazhorance të imunizuar nga pasojat e prekjes së saj, inkurajuar nga deklarata syresh prej perëndimit që pret që zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira se ato të mëparshmet(!) por dhe kontrolli integral mbi gjyqësorin e më tej. Edhe sikur të votohet masivisht për të kompensuar për manipulimin, nuk duhet shpërfillur fakti se në kushtet e varfërisë dhe ‘lugës së çorbës së prishur’, vota manipulohet edhe përpara votimit gjë që zhbën efektin e hapjes së kutive më pas – ‘blihet’ me miell, interesa klienteliste apo bie pre e propagandës në massmedian e kontrolluar.
E vetmja garanci për votën e lirë janë zgjedhjet nën një Qeveri të mirëkuptimit për t’i dhënë fund ritualit të konfliktit post-elektoral që mban peng mbarë shoqërinë por dhe vetë performancën qeverisëse. Sfida nuk është vetëm e opozitës por dhe e vetë mazhorancës e cila do të kreditonte asetin e saj demokratik nëse do të sanksiononte një preçedent historik duke sakrifikuar pushtet për shtet në prag të vetë kremtimit të shtetësisë.
Nga ana tjetër, përballë interesave kombëtare dhe demokratike, llogaritë e vogla të PS, AK apo FRD për protagonizëm në rilindje secili në llogoren e tij, janë refren i së vjetrës dhe i takon PS si partia më e madhe të shtrijë e para dorën e bashkëpunimit ndaj tharmit të ri opozitar dhe këtyre të dytave të ngrihen mbi vetveten, çlirohen nga makthi i intimidimit dhe kompleksimit prej pushtetit duke bashkëpunuar si partnerë të barabartë me këdo në funksion të krijimit të kushteve të materializimit të votës së lirë dhe një qeverisjeje të nesërme që do të nxirrte vëndin nga ‘tuneli’ i tranzicionit ku ndodhen në errësirë dhe të pllakosur nga hallet e shumta, të majtë dhe të djathtë. Koha për rilindje, koha për rilindas.
*Prof.As.Dr.MSc.
Komunikimi Marketing & Sjellja Konsumatore
Departamenti Marketing
Fakulteti Ekonomik
Universiteti i Tiranes
/Shqiptarja.com