Rimbursimi i investimit në “Arenën Kombëtare”, FSHF hedh në gjyq shtetin

Ashtu siç pati kërcënuar FSHF ka hedhur në gjyq Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për shkak të stadiumit “Arena Kombëtare”. Lajmi është konfirmuar për “Report TV” nga burime brenda federatës të cilët bëjnë me dijë se “shoqëria kuq e zi” kërkon rimbursimin e investimit që ka bërë në stadiumin “Arena Kombëtare”, diçka e cila deri më tani nuk ka ndodhur nga institucioni përgjegjës.

Sipas ligjit Komisioni i Apelit në Ministrinë e Ekonomisë duhet të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga federata shqiptare e futbollit. Si pasojë mungojnë 2 mln euro, të cilat ndikojnë në përfundimin e punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare”. 

Aktualisht punimet janë në një fazë të avancuar dhe pritej që stadiumi të ishte i gatshëm në muajin qershor. Deri në këtë pikë e sigurtë është se kombëtarja shqiptare dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Europianit 2020 nuk do ti zhvillojë në këtë impiant, por duke parë edhe problemet me rimbursimin e TVSH-së përfundimi I punimeve rrezikon të zgjasë me vite. 

Arena Kombëtare nisi ndërtimin në qershor të 2016 në vendin ku më parë ishte stadium “Qemal Stafa”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë