Individët që kanë të ardhura bruto 2 milionë lekë në vit janë subjekt i deklarimit tatimor, por pak prej tyre e dinë se, pas stresit të plotësimit të deklaratës tatimore, kanë të drejtë të rimbursohen pasi zbriten disa shpenzime. Sipas burimeve zyrtare nga Tatimet, afati për rimbursimin e vitit 2016 është deri më 30 shtator të këtij viti.
Nëse nga plotësimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, rezulton diferencë negative, pra nga sa rezulton nga llogaritja sipas deklaratës, individi tatimpagues ka një tepricë të tatimeve si rezultat i llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme, Drejtoria Rajonale Tatimore duhet t’i kthejë me kërkesën e tij, shumën e tatimeve të paguara me tepër.
Sipas procedurave të tatimeve, kërkesa e tatimpaguesit për kthim të shumës së paguar tepër, duhet të dorëzohet pranë organit tatimor, brenda 30 ditëve nga data e dorëzimit të Deklaratës individuale Vjetore të të Ardhurave dhe duhet të shoqërohet, me kopje të të gjithë dokumentacionit justifikues të të ardhurave dhe shpenzimeve të zbritshme.
Njihen si shpenzime të zbritshme për efekt të deklarimit, shpenzimet e mëposhtme: Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim dhe shpenzimet për mjekim për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara me vendim të Këshillit të Ministrave; shuma e shpenzimeve të zbritshme, nuk duhet të jetë më e madhe, se shuma e të ardhurave bruto të tatueshme vjetore.
Në rast të plotësimit të deklaratës nga individi (jokryefamiljar), shpenzimet vjetore për mjekim, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor janë 8.532 lekë vetëm për deklaruesin.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com