Policia shqiptare ka ndaluar në aeroportin “Nënë Tereza” me qëllim ekstradimi një shtetas amerikan, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.  
 
34-vjeçari Luke Adrian Cooke , banues në SH.B.A, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Washington, për veprën penale “Ngacmim seksual dhe përdhunim të fëmijëve”.
 
Pasaporta e tij u dorëzua në Ambasadën amerikane, pasi dyshohet se rezulton e humbur. Ai u dërgua në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)