TIRANE - I janë vënë prangat në aeroportin e Rinasit ish- drejtorit të MEC TELEKOM Zagreb në Kroaci.
Bruno Machisto është arrestuar pasditen e sotme sapo ka zbritur në Rinas, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe evazion fiskal e falsifikim dokumentash, ndërsa ka pasur një urdhër- arrest ndërkombëtar për të.
Mësohet se 54 vjeçari është hetuar dhe dënuar për evazion fiskal dhe për shpërdorim detyre, ndërsa drejtonte TELEKOMIN në Zagreb. Por në kohën që ndaj tij nisën hetimet mësohet se 54 vjeçari, Bruno Machisto braktisi vendin, dhe për këtë arsye u shpall në kërkim ndërkombëtar. Ka qenë pikërisht ky urdhër-arresti, që i është përcjellë dhe autoriteteve shqiptare që ka çuar në prangosjen e ish- drejtorit të MEC TELEKOM.
Ish- drejtuesi i MEC TELECOM në Zagreb, udhëtonte nga Gjermania në Shqipëri dhe i janë vënë prangat sapo ka zbritur në Rinas. Bruno Marchisto rezulton të jetë pronar i disa bizneseve në Shqipëri.
(jd/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com