Rinas, lejuan kalimin
pezullohen 5 policë

Rinas, lejuan kalimin<br />pezullohen 5 policë
TIRANE-Pesë policë të aeroportit të Rinasit u shkarkuan nga detyra dhe 5 të tjerë janë nën hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme hetimi i ShKB-së nisi pasi nga disa shtete evropiane të hapësirës Shengen kishin ardhur ankesa për kalimin e 15 personave me probleme nga Aeroporti i Rinasit. Sipas të njëjtave burime personat e mësipërm kanë lejuar të kalojnë individë që kanë shkelur afatet e lejëqëndrimit në vendet shengen. Sipas hetimeve 3 nga personat e pezulluar nga puna janë përgjegjës turni ndërsa dy të tjerë kontrollorë. Ndërkohë vazhdon hetimi për 5 oficerë të lartë të aeroportit. SHKB po heton rolin që kanë luajtur pesë oficerët në mbulimin e shkeljeve të mësipërme. Mësohet se në të gjitha rastet punonjësit e policisë kanë marë shuma të konsiderushme lekësh, kundrejt lejimit të qytetarëve për të udhëtuar drejt vendeve të BE.
PERSONAT E DYSHIMTE
Persona që mendohet se kanë qënë në ndjekje nga ana e autoriteteve të drejtësisë shqiptare dyshohet se kanë kaluar kufirin shqiptar duke u larguar në vendet e Bashkimit Europian. Këta shtetas, sipas burimeve pranë SHKB ka shumë mundësi të jenë favorizuar nga pesë efektivët e policisë së aeroportit të Rinasit, të cilët momentalisht janë pezulluar nga detyra. Rreth kësaj çështje Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka sekuestruar disa pamje filmike, nga ku mendohet se nëpërmjet tyre do arrihet të zbardhen veprimet abuzive të pesë efektivëvë të këtij komisariati. Përveç kësaj procedure SHKB mësohet se do marë në pyetje si dhe do verifikojë në sitemin TIMS hyrje daljet e personave që besohet se kanë abuzuar me respektimin e periudhës kohore të vendosur nga autoritet e Bashkimit Europian.
SANKSIONET E KE
Parlamenti Europian ka miratuar raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Shqiptarët nuk duhet të kërkojnë vizë për të qëndruar në vendet e zonës Shengen për një periudhë të shkurtër kohe, ose më saktë për një periudhë maksimale deri në 90 ditë. Ajo që do të ndodhë, ka shumë mundësi të jetë njëlloj me ç'ka ndodhur para gati një viti me shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Për të mund të përfituar nga liberalizimi i vizës, duhet të kesh pasaportë biometrike, nëse nuk e ke, viza është e nevojshme. Pasaporta biometrike ka brenda një mikrocelulë (mikroçip) ku janë të regjistruara edhe shenjat e gishtërinjve. Rregullat e reja do të vlejnë vetëm për ata që udhëtojnë për turizëm, mision, biznes, me ftesë të dikujt, për studime maksimumi për një periudhë tre-mujore. Me liberalizimin e vizave, shqiptarët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën