RINAS- Policia në Rinas ndaloi një 27 vjecar pasi kishte me vete një sasi të konsiderueshme të hollash të padeklaruara. I arrestuari është Ervis Brahja vjec i cili dispononte shumën prej 33 mijë eurosh të padeklaruara, ndërkohë që ligji parashikon deri ne 10 mijë euro .
Ai u ndalua nga forcat e komisarjatit të Rinasit ndërsa kishte planifikuar udhëtim drejt Gjermanisë. Një tjetër shtetas i ndaluar po në Rinas është dhe 33 vjecari Gerald Cupi i cili tentoi të udhëtonte me leje gjermane të falsifikuar.(ns/shqiptarja.com)