TIRANË - Tenton të ngjitet në avion me armë në bagazhe por është vënë në pranga nga policia e Rinasit.

Mariglen Bugjzi, 30 vjeç nga Elbasani është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në momentin kur ishte duke marrë avionin e linjës për të shkuar në Romë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Bugjzit, i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike, 500 gramë mariuanë.

Sipas policisë, 30-vjeçari e kishte fshehur pistoletën të llojit “Miniblow” në bagazhet e tij. Menjëherë i riu është dërguar në ambientet e komisariatit të Rinasit ku është marrë dhe në pyetje.

Burime policore kanë bërë të ditur se, ai nuk kishte qëllime terroriste, por është duke u hetuar nëse pistoletën e kishte për vete, apo do ja dërgonte dikujt tjetër për të kryer ndonjë krim.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)