TIRANË - Ulje e detyruar e avionit të linjës Romë-Shkup në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza” në Tiranë (TIA).  

Avioni i linjës Romë-Shkup me 120 pasagjerë në bord u ul disa minuta më parë në aeroportin tonë.
 
Siç bëhet e ditur paraprakisht, kjo për shkak të një defekti të avionit. Sipas infomracioneve, nuk bëhet fjalë për një defekt serioz, por piloti ka pasur dyshime dhe ka ulur avionin.

Pasagjerët aktualisht janë në tranzit dhe sa të përmbushen kriteret e fluturimit sipas standardeve, do të rinisen.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)