TIRANË – Efektivët e komisariatit të aeroportit të Rinasit kanë arrestuar pasditen e sotme një 46-vjeçar i cili sapo kishte zbritur nga avioni i linjës Bolonja-Tiranë, pasi rezultonte si person në kërkim për vjedhje biçikletash.
46-vjeçari Arian Kaçi nga kontrolli i bërë në sistemin ‘'Tims'' shfaqej me ‘'Alert'' ku rezultonte person në kërkim pasi Lorenc Boriçi ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.2 se në Rr."Frederik Shiroka" i kanë vjedhur biçikletën e markës " Rick Rode".
Nga puna hetimore rezulton se autor i dyshuar është shtetasi Arian Kaciu, i cili dyshohet dhe për vjedhjen e dy biçikletave të tjera të gjetura.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com