Lejimi i koncesionarit gjerman nga shteti shqiptar, që të transferojë të gjitha të drejtat e administrimit të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Rinasit drejt një kompanie kineze, hyn në fuqi më datë 6 korrik 2016. Është publikuar dje në Fletoren Zyrtare ligji përkatës, i cili miraton ndryshimin e bërë në marrëveshjen për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe operimin e këtij aeroporti, që ishte lidhur më 15 tetor 2004 nga qeveria Nano.
Ligji amendues mban nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, çka nënkupton se presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka refuzuar ta dekretojë atë. Por ai as nuk e ka kthyer atë për rishikim në Parlament, duke lejuar kështu hyrjen e tij në fuqi automatikisht, pas kalimit të kohës së parashikuar për një gjë të tillë.
/Shqiptarja.com

drejt ndryshimit të “pronarëve”">