Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida tabaku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka mbajtur premtimin për shkollat e reja në vitin akademik 2020-2021.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se,viti shkollor po nis, ndërsa shkollat janë ende të rrënuara që pas tërmetit të 26 nëntorit. Tabaku e ka quajtur  Ramën e Ahmetajn gënjeshtar, pasi sipas saj ata premtuan ndërtimin e shkollave të reja që në shtator të këtij viti, por nuk e mbajtën premtimin.

"Rama gënjen për të qeverisur dhe qeveris për të vjedhur shqiptarët. Viti shkollor po nis kurse shkollat janë ende të rrënuara. Kjo është e vërteta. Gënjeshtarët premtuan rindërtimin me zë dhe figurë përpara nxënësve, mësuesve dhe prindërve kurse sot heshtin", shkruan Tabaku.