Përpara se të merrte pjesë në aktivitetin e planifikuar, Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali është takuar me tregtarët e Vlorës, të cilët ditën e sotme po protestojnë përsëri lidhur me vendimin e bashkisë së Vlorës, për zhvendosjen e tyre nga zona, për shkak të planit për rindërtimin e Tregut Industrial.
Gjatë këtij takimi, ajo është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të plotë të situatës, por ka premtuar se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për t’u njohur nga afër me problemin e tregtarëve.
“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, mësohet t’u ketë thënë ajo tregtarëve.
Tregtarët protestojnë prej ditësh në dyert e bashkisë, fillimisht se bashkia nuk i kishte përcaktuar një tjetër zonë për të ushtruar aktivitetin, ndërsa tashmë sepse nuk janë dakord me alternativën e dhënë.
Bashkia ditën e djeshme miratoi ngritjen e 2 tregjeve të përkohshme, ai i fruta-perimeve në lagjen “24 Maji” dhe tregtimi i mallrave të tjera, në zonën industriale të Vlorës në Çole. Ky vendim është kundërshtuar nga tregtarët, pasi kërkojë që shpërngulja e tyre të bëhet në zona pranë qytetit. Sipas tyre, largimi nga zona urbane do t’i çojë drejt falimentimit, pasi do të humbasin klientelën dhe do të kenë vështirësi serioze ekonomike.
Lajmi në përditësim...
Komente












Po ¨kolegu¨ i kolegerise se pseudoRILINDJES, dhenderushi i HAREMIT te Edvin Kristaq Rames, Drejtuesi Politik i Qarkut Vlore, 'smoothie' BLENDI CUCI, PERSE eshte e mbetet ¨i PAINFORMUAR¨ e FANTAZEM e JO PREZENT per kaq shume FENOMENE, PROCESE e NGJARJE te RENDA qe PO NDODHIN ne VLORE ?!
Përgjigju