Rama: Do marrim nga të gjitha vaksinat anti-COVID që janë në treg! Po u ndryshohet diagnoza viktimave me COVID? E turpshme, kujt do i shërbente?

TIRANË- Në Shqipëri nuk do të futet vetëm një lloj të vaksinës anti-COVID, por të firmave të ndryshme që kanë dalë dhe do të dalin në treg. Kjo është një praktikë që po e ndjekin shumë vende të botës dhe njëjtë do të veprojë edhe Shqipëria, tha kryeministri Edi Rama. Çmimi, shtoi kreu i qeverisë, nuk ka shumë rëndësi, por mbetet një sfidë që vendi të mos mbetet pas, duke qenë se nuk i ka kapacitet ekonomike njëjtë si vendet e BE-së apo SHBA.

Në konferencën që zhvilloi ditën e sotme ne gazetarët, Rama iu përgjigj akuzave të bëra nga opozita, më konkretisht nga mjekja pranë PD-së, Liljana Sherifi te 'Opinion', se po u ndryshohet diagnoza viktimave me COVID. Një gjë e tillë për Ramën është e turpshme që vijnë nga njerëz që po përdorin të vdekurit si mjet për të marrë pushtetin, referuar këtu opozitës. Ndryshimi i diagnozës së viktimave me COVID kurrsesi nuk mund të bëhet, shtoi Rama, duke thënë se askujt nuk do i shërbente për asgjë.

Fokusi i kësaj konference ishte rindërtimi i shkollave, ku Rama kishte në krah në këtë dalje të përjavshme ministren e Arsimit, Evis Kushi. Rama tha se janë në proces ndërtimi 115 objekte arsimore ndërsa theksoi se shkollat nuk do të mbyllen pasi nuk janë vatra të rrezikshme COVID. Në dispozicion për këtë proces janë 18.5 mld lekë.

Në fund, shefi i kabinetit qeveritar, apeloi për kujdes në këto ditë për të dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë luftë me pandeminë që të shmanget kolapsi i sistemit spitalor dhe mbylljes së përgjithshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Rama: Do marrim nga të gjitha vaksinat anti-COVID që kanë dalë në treg! Çmimi nuk ka rëndësi

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria mund të marrë të gjitha llojet e vaksinave që dalin në treg, ashtu siç po bëjnë të gjitha shtetet në botë. Sa i përket çmimit, Rama tha se ky nuk ëhstë një problem.

"I kemi mbështetur me të gjitha ato që kemi mundur, ne nuk jemi si të tjerët në këtë luftë se kemi dhe një luftë që është shumë e madhe që familjet të kthehen në shtëpi, duke ndërtuar shtëpi e apartamente dhe këto ndërtohen me fonde dhe kjo qeveri i ka vënë të gjitha në dispozicion pa lënë gjë mangët. Sa i përket vaksinës nuk jemi në fazën ku nuk zgjedhim të lirë apo të shtrenjtë jemi në fazën që të kemi vaksinën në dispozicion duke filluar nga vaksinimi i bluzave të bardha, mësuesit, punonjësit e policisë dhe të gjithë me rrallë, po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme nga të gjitha vendet dhe sasia që do prodhohet nuk do jetë e gjitha që është e nevojshme që ditën e parë, ne na duhet të mos mbetemi në bisht dhe e dyta të vëmë në dispozicion për këto kategori njerëzisht sa më shpejt, nuk jemi në avantazhin  e vendeve të mëdha, prandaj po bëjmë përpjekje të mos mbetemi jashtë këtij procesi dhe të mos detyrohemi të presim në fund, e lirë apo e shtrenjtë është temë tjetër, nuk i kemi lënë gjë mangët popullit për gjëra që lidhen për element më të rëndësishme të jetës. Mund të marrim nga të gjitha llojet, asnjë vend nuk po fokusohet vetëm te një vaksinë, ne kemi një grup njerëzish që po merren me vaksinën dhe shpresoj që të mos mbetemi mbrapa, çmimi është gjëja e fundit", tha Rama.

Ora 12:17
Po ndryshohet diagnoza e viktimave me COVID/ Rama: E turpshme! Se kujt do i hynte në punë vetëm imagjinata e tyre e di

Akuzave të opozitës se po ndryshojnë diagnozën për viktimat e COVID, Rama tha se kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Më vjen keq që vazhdon kjo bisedë, është teorikisht e pamundur. Nuk janë vota në zgjedhjet e PD-së, që praktika ka treguar se numërohen sipas qejfit.  Nuk ndodh, është shumë e qartë dhe e thjeshtë sepse nuk ka asnjë autoritet tjetër dhe asnjë forcë tjetër që të vendosë diagnozë ne  pacientëve dhe të mbushë kartelën mjekësore të atyre që humbin jetën, veç mjekut dhe mjeku ka përgjegjësi ligjore për këtë. Të thuash një poshtërsi të tillë duhet të mendosh, ndër të tjera që mjekët janë jo vetëm të papërgjegjshëm, por edhe budallenj që të shkelin mbi vete dhe ligjin. Se kujt do i hynte në punë, se kush do përfitonte nga kjo, këtë mund ta thotë vetëm i imagjinata e atyre që arrin të përdorin edhe të vdekurit dhe vdekjen si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet, nuk ka asgjë për të diskutuar, është e turpshme. Diagnozat i vendosin mjekët, nuk jemi ne, aq më pak politika të vërë diagnoza", tha Rama.

Ora 12:09
'Qeveria është tërhequr?'/ Rama: Amnistia fiskale dhe pandemia nuk ka lidhje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria nuk është tërhequr nga Amnistia Fiskale. Ai tha se nuk ka asnjë lidhje amnistia fiskale me pandeminë.

" Amnistia fiskale dhe pandemia nuk ka lidhje", tha Rama.

Ora 12:01
Akuzat e opozitës për situatën e COVID, Rama u bën dalje: Teatër i shëmtuar banal, e çorientues për njerëzit! Janë diskutime kafenesh

Thirrjes së përsëritur të opozitës për rritur testimet dhe akuzave se qeveria ka humbur kontrollin mbi pandeminë  kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke thënë se nuk ka ndërmend të japë asnjë koment, duke e quajtur këtë një teatër të shëmtuar dhe banal nga ana e opozitës.

"Teatër i shëmtuar banal dhe skam ndërmend të jap asnjë koment më për këtë sepse janë diskutime kafenesh dhe sjanë diskutime aq më tepër për mua që sjam as ekspert dhe as i interesuar të flas më për këtë diskutim komplet çorientues për njerëzit. Testimet janë punë e ekspertëve", tha Rama.

Ora 12:00
Rama: As nuk e imagjinoj që mësuesit humbin vendin e punës nëse dalin me COVID apo që nuk e deklarojnë! Absurde, por për aktorët e Bashës janë normale

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur absurde akuzat se mësuesit po humbasin vendin  epunës kur dalin të prekur me COVID, e mbi të gjitha absurde i ka quajtur edhe ato që thonë se mësuesit nuk deklarojnë se janë të prekur.

"Absurdidtet i madh që të thuhet nga cilido qoftë që e ka thënë që nëse raportohen me COVID humb vendin e punës, është absurd, por normale për aktorët e Lulzim Bashës që faktikisht ndërkohë që kanë një profesion apo aktivitet të caktuar rreth tij vijnë si fanatik të partisë që janë në gjendje të flasin dhe absurditete për partinë, kush mund ta konceptojë dhe besoj që humb vendin e punës nëse sëmuret, është një marrëzi e madhe, nuk ka të tilla. Sa i përket që një prind apo një tjetër thotë që fshihen rastet edhe ky është një absurd total, nuk ka shans që të ketë raste për t'u konsideruar nga sistemi dhe sistemi të mos i konsiderojë, janë gjëra që për fat të keq thuhen mes morisë së gjërave që fliten pa bazë në këto kushte prandaj u bëj thirrje që t'u referohen autoriteteve dhe të mbrohen nga virusi dhe lajmet e rrema, por nuk e konceptoj dot që të imagjinohet jo më të ndodh që të humbasin vendin e punës nëse sëmuren apo të mos deklarohen që janë të infektuar. Ka dhe raste, siç ka gjithandej, ku dikush pranë teje është i prekur dhe ti për këtë shkak karantinohesh, është procedurë krejt e zakonshme. Kështu që nuk do të thotë që të gjitha rastet janë COVID i identifikuar, nuk ka asnjë arsye për t'i fshehur dhe nuk mund të fshihen", tha Rama.

Ora 11:52
Skandali në ditëlindjen e Bes Kallakut, Rama: Spektakël i pështirë! Shembull skandaloz i shkeljes së ligjit nga presidenti dhe zonja e parë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë shkeljen e masave anti-COVID nga presidenti Ilir Meta dhe nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku. Për Ramën, e gjitha ishte një spektakël i pështirë dhe sipas tij Meta e Kryemadhi dhanë shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit.

"Masat si  vendos unë por Komiteti Teknik. As nuk monitoroj masat se ka institucione. Më duket e pamundur ti jap përgjigje pyetjes si i kam parë kundërshtarët në këtë drejtim. Si të gjithë të tjerët kam parë atë që nuk do të doja të shihte askush shembullin më skandaloz të shekljes së ligjit nga preisdenti zonja e parë dhe nga e gjithë çeta e tyre. Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime me më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma deri te ceremoninë e dhimbshme mortore.

Na shfaqen në një spektakël të pështirë jo vetëm të karshillëkut por edhe për shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të shqetësuar për shëndetin e tyre. Më shumë se kaq skam parë kaq kam parë. Ska asnjë aktivitet tjetër as politik përfshirë dhe ata elektoralet që mund të diskutohen me një rëndësi që vë në diskutim shëndetin. Na duhet të reduktojmë aktivitetet me pjesmarrjen e më shumë personave", tha Rama.

Pas festës, Bes Kallaku, edhe disa zyrtarë të lartë të shtetit, mes të cilëve presidenti Meta dhe Kryemadhi, janë gjobitur nga policia për grumbullim dhe "valle" në një kohë kur grumbullimet janë të ndaluara me akt normativ të qeverisë. Për këtë ngjarje policia gjithashtu ka gjobitur me 1 mln lekë të reja pronarin e lokalit, dhe ka pezulluar nga detyra 6 efektivë policie për moskryerje të kontrollit të territorit, sakaq ka nisur ndaj tyre ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

Vetë Meta, i ka konsideruar gjobat si marrëzi dhe lojëra pasi sipas tij ai është shembulli i përgjegjshmërisë, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie. Ndërkohë, për këtë skandal ka shkruar edhe një prej mediave më të rëndësishme në Greqi.  Protothema ka bërë një shkrim të gjatë ku pasqyron edhe gjobitjen ndaj Metës dhe kryetares së LSI.

Ora 11:46
Rindërtimi/ Rama: 115 objekte arsimore dhe 18.5 mld lekë në dispozicion! Jep shifrat për rindërtimin e shkollave

Kryeministri Edi Rama ka folur me gjuhën e shifrave dhe ka dhënë me detaje sa shkolla do të ndërtohen nga e para në vendin tonë.

"115 objekte arsimore. 18.5 mld lekë të vendosura në dispozicion, nga të cilat janë në realizim 7.5 mld nga buxheti i shtetit dhe hyjnë në realizim dhe 11 nga donatorët. Çfarë kantieresh keni parë deri tani janë të financuara nga buxheti i shtetit, ndërkohë që ato që po hapen do të financohen nga vendet partnere, duke filluar nga BE që do financojë 62 shkolla, Gjermania 3 shkolla, Sllovakia 4, Sllovenia 1, Qatari 3 shkolla dhe plus këtyre janë dhe 23 objekte të tjera të reja për financim. Në proces kemi faktikisht, drejt përfundimit objekte e financuara nga shteti, por këtu do ju bëj një përmbledhje edhe për objektet që financohen nga donatorët që janë në fazën e rindërtimit.

37 shkolla janë në Tiranë, 30 shkolla të reja dhe 7 për rindërtim të pjesshëm; Në Durrës 30 të tjera, 23 të reja dhe 7 për rindërtim; në Krujë, 18 shkolla, 14 të reja; në Kamëz 21 objekte, 10 shkolla të reja; në Kavajë 12 objekte, 3 shkolla të reja; në Kurbin 10 objekte, 6 të reja; në Shijak janë 6 objekte të gjitha të reja; në Lezhë janë 6 objekte, 1 plotësisht e re dhe 5 për rindërtim të pjesshëm; në Rrogozhinë 6 objekte 4 të reja; në Vorë 7 shkolla të reja dhe në Mirditë 2 ku një prej tyre për rindërtim nga e para", tha Rama.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ert: 25/11/2020 10:10

    je i falimentuar pike

    Përgjigju
  • Asqiriu: 24/11/2020 23:11

    Qiveri mo e deshtume e falimentume dhe e degjenerume ska per te pas mo kombi . Parti ProstiMalliste . U Ripjellshit ne bastarditet .

    Përgjigju
  • Dr.Mortja: 24/11/2020 13:37

    Qente le te lehin karvani do shkoje perpara,me 25 Prill me te forte e me shume se sot do keni Z.Rama,duan apo nuk duan plehrat PD-LSI.

    Përgjigju
  • Liri: 24/11/2020 12:24

    Jave per jave merr ne krahe nje nga keto sh...at ky dhe i shplan trurin atyre pak idioteve qe mendojne qe ky , Luli, Iliri e Saliu mendojne per te miren tone .Keta jane bere bashke e po e rrjepin kete vend e popull me keq se pushtuesit ne shekuj .

    Përgjigju
  • Ppsh: 24/11/2020 11:20

    Cfar arsimi thua zotri? Ne arsimin e larte online sot mesuesi shqiptar shpjegon anglisht provimi kerkohet ne shqip Vetem ju i shpikni keto dokrra... ne mbar globin se gjen dot nje shembull te tille

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë