Disa objekte u shemben në Bubq për t'i hapur rrugë projektit të rindërtimit në këtë zonë, por pronarët e tyre nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet. Vendimi i qeverisë është botuar në fletore zyrtare, por duket se zbatimi ka mbetur peng i burokracive ne Bashkinë e Krujës. 4 objekte u shemben në total për ti hapur rrugë procesit të rindërtimit në zonën e re të zhvillimit. Këtu do të ndërtohen pallatet e reja për familjet qe mbeten pa strehë nga tërmeti, por ndërkohë pronarët e objekteve të shembura nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet.
“Më kanë shkatërruar 1200 m katror ndërtim. Shkova të dorëzoj dokumentacionin e rregullt, për të marrë kompensim. Akoma s’ më kanë dhënë asnjë lloj leku , jetoj sot në qiell të hapur”, shprehet Qemal Ajazi.
Qemal Ajazi thotë se prej dy muajsh ka mbetur pa strehë dhe pa punë, pasi ishin të vetëpunësuar në bizneset që kishin në katin e parë të objektit.
“Akoma fushë, kam një muaj e gjysmë që kam dalë nga shtëpia akoma siç e sheh. Urdhëro ja ku e ke sheshin që po rri kot”.
Ai apelon Ministrinë e Rindërtimit dhe Bashkinë e Krujës për vlerën e dëmshpërblimit në shumën e 44 milionë lekëve.
“Ministri i Financave që del në televizor e thotë shpronësim këtu e shpronësim atje, zoti ministër ke bërë vetëm shkatërrim, se unë i kam lekë gjaku lekë pune nuk i kam as lekë hashashi as lek vizash”, thotë Qemal Ajazi.
VKM-ja për "shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme" në funksion të procesit të rindërtimi është botuar në fletoren zyrtare që më datën 12 tetor. Bashkia e Krujës nuk pranoi të prononcohet për këtë shqetësim të banorëve, por burimet thanë se vendimi ka mbetur peng i Këshillit Bashkiak, i cili nuk është mbledhur prej më shumë se një muaji.
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.8%
-
Jo
43.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, arrestohen 2 vëllezërit nga Kruja! Ishin në kërkim, njëri i dënuar (EMRAT)
9 Janar, 15:50
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
-
Kruja dhe Fushë-Kruja presin ndërrimin e viteve me fishekzjarre
1 Janar, 01:22
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Tërmeti i 26 nëntorit/ Hidhet shorti për shtëpitë e rindërtuara në Kombinat
30 Dhjetor 2024, 15:54
-
Krujë/ Tregtonin ilegalisht fishekzjarre dhe kapsolla në dyqane, procedohen 2 pronarët
30 Dhjetor 2024, 13:29
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor 2024, 09:52
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor 2024, 16:08
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor 2024, 08:50