Rindërtimi në Pezë të vogël, Veliaj: Janë hapur kantieret për 4 shkolla! Flasin për beton ata që kanë nga 5 vila

Shkolla 9-vjeçare “Pezë e Vogël”, e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, do të jetë gati të presë fëmijët e ciklit 9-vjeçar dhe parashkollor në shtator të këtij viti. Shkolla e re, pjesë e projektit të rindërtimit, do të ketë kapacitet prej 250 nxënësish.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se në Pezë janë hapur katër kantiere, ku po ndërtohen katër shkolla të reja.

“Kemi 4 kantiere në Pezë: në Pezë-Helmës, Pezë e Madhe, Pezë e Vogël, ku jemi sot, dhe në Pojanë. Kur të shkruhet historia modeste e Pezës, do të mbahet mend koha kur shfrytëzuam sfidën e tërmetit për të ndërtuar 4 shkolla të reja për komunitetin. Sami Frashëri thoshte: “Dy janë mundësitë: ose misër dhe grurë, ose arsim dhe kulturë”. Misër e grurë do të thotë të mendosh vetëm për stomakun, për sot dhe nesër. Arsim dhe kulturë do të thotë të mendosh për më gjatë. Ndaj, pyetja që kemi këto ditë para zgjedhjeve është: Do mendojmë vetëm për zgjedhjet e radhës apo do mendojmë për gjeneratën tjetër? Ne e kemi ndarë mendjen se do të mendojmë për gjeneratën e ardhshme. Kush mendon për gjeneratën e ardhshme, me gjasë do të fitojë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, nënvizoi Veliaj.

Akuzat e PD se do ndërtohet pallat e jo shkollë, Veliaj i cilësoi të ngjashme me shpifjet për shkollën “Sami Frashëri”.

“Më kujtohen protestat e PD-së këtu dhe në Pezë-Helmes, me teoritë e tyre të konspiracionit: “Do ikë shkolla, do bëhet pallat, do na e marrin, do uzurpohet”, - të gjitha rrena me bisht! Të njëjtën gjë thanë edhe për “Sami Frashërin”: “Do e çojnë në Paskuqan, ia kanë dhënë privatit, do bëhet pallat”. Por, historia ka treguar se politikat e përçarjes, e lajmit të rremë, gënjeshtrat, kultura përça dhe sundo, janë afatshkurtra. Herët a vonë e vërteta del, thashethemet shuhen, dhe shkolla nis e ndërtohet. I falenderoj qytetarët e Pezës, të cilët janë distancuar nga politika e viteve ’90, të përçarjes dhe të futjes së urrejtjes mes shqiptarëve”, shtoi ai.

Kryebashkiaku i cili është edhe përfshirë në fushatë si drejtues politik i PS për qarkun Tiranë, i ktheu përgjigje akuzve të kundërshtarëve politikë duke thënë se ata që shtojnë vilat, s’mund të flasin për beton.

“Për ata që thonë ‘Na mbyti betoni’, ne s’do bëjmë shkolla prej kashte e qerpiçi! Nëse ata të Lalzit i kanë ndërtuar vilat e tyre me beton, edhe shkollat e fëmijëve prej betoni do t’i bëjmë. Nëse politikanët i bëjnë vilat me materiale të forta, edhe shkollat e fëmijëve në Pezë, ish-Bllok, Dajt e Ndroq, so t’i bëjmë me materiale të forta. Nëse këta politikanë duan të na sfidojnë, le të falin një nga vilat e tyre dhe të sponsorizojnë një shkollë. Por, për sa kohë nuk kanë bërë asnjë shkollë nga fillimi në fund, atëherë duhet të rrinë urtë kur të tjerët punojnë. Në ditën gjykimit, më 25 prill, do ta shohin kush ka punuar dhe numëron shkollat që ka ndërtuar, dhe kush ka përdorur çdo terren shkolle për të mbjellë ndasi, helm e sherr mes shqiptarësh. Boll na kanë përçarë me retorikat e urrejtjes”, përfundoi Veliaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja