Rindërtimi/ Nis nga Shijaku shpërndarja e granteve për të prekurit nga tërmeti! Ahmetaj: E mbyllim brenda korrikut

SHIJAK- Brenda muajit korrik do të bëhet shpërndarja e granteve të gjithë familjeve për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmi është njoftuar nga ministri i shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj.

"Procesi ka përfunduar në 7 bashki, në këto bashki janë 5708 familje përfituesve DS1 dhe DS3, presim përfundimin në Bashkinë e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës, shuma që familjet përfitojnë në total është 2 mld lekë. Vetëm në Bashkinë e Shijakut, pa ambientet e përbashkëta është 5 mln dollarë.  Durrësit 2.4 mld lekë, dhe ju premsiojmë zoti kryeministër që  do të shpërndahen brenda muajit korrik. Shuma totale e granteve është 75 mln dollarë", tha Ahmetaj.

Shpërndarja e parë e granteve ka nisur nga Shijaku, ku kreu i kësaj Bashkie, Elton Arbana ka bërë me dije se në javën e parë janë lidhur 637 kontrata dhe kanë tërhequr pagesën në bankë 315 individë.

"1174 familje në banesa individuale dhe 339 familje në 27 banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Shijak. Shpërndarja bëhet nëpërmjet postës dhe bankës, por duke qenë se pjesa më madhe s'kanë llogari në bankë, i marrin në postë për lehtësi.  Deri në fundjavë mbyllet lidhja e kontratave, qytetarët pastaj mund të shkojnë për të tërhequr pagesat", tha Arbana teksa prezantoi edhe se si do të bëhet shpërndarja e granteve për familjet në pallate. Bashkia e Shijaku, kishte menduar që të zgjidhej një administrator për çdo pallat, por kryeministri Edi Rama sugjeroi një zgjidhje tjetër.

Arbana: Për pallatet, është zgjedhur një administrator që të jetë përgjejgjës që këto grante të shkojnë për riparimin e pallateve. Për aq kohë sa përgjegjësia është kolektive dhe puna është e tillë, prandaj është zgjedhur administratori, që të menaxhojë fondit dhe të caktojë një firmë të e licensuar për të për rikonstruktimin e pallatit. 

Rama: Të përzgjedhin 3 përfaqësues, se ndoshta është më e vështirë që të bihet dakord, 1 përfaqësues nga bashkia për të ndjekur procesin dhe të jenë vetë banorët që të kenë sytë në proces dhe që fondi i akorduar familje në familje t'u jepet familjeve.

Ndërkohë, në fund, në përgjigje të kryeministrit Rama, Arbana njoftoi se procesi i pastrimit të mbetjeve të godinave të shembura do të mbyllet brenda 8 ditëve.

"Ka nisur rindërtimi në Bashkinë e Shijakut, pastrimi po ecën shumë mirë, është bërë 50% e tyre, brenda 8 ditëve përfundon. Sa i përket 2 shkollave nesër do të dorëzohen sheshet e fazës së ndërtimit. Kemi bërë dhe një punë tjetër, meqë kemi rreth 3 mijë aplikues, dhe numri i dosjeve të tyre është shumë i madh. Kemi bërë skanimin e dosjeve për t'i futur në USB", tha Arbana.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale