Rindërtimi/ Shpallen fituesit për projektimin e 11 objekteve arsimore në Tiranë! ‘Sami Frashëri’ më e shtrenjta

TIRANË- Ka rezultuar i suksesshëm tenderi i dytë i hapur nga Bashkia e Tiranës për hartimin e projekteve të rindërtimit të shkollave. Në buletin e Agjencisë së Prokurimit Publik, janë shpallur edhe fituesit për projektet e rindërtimit për 11 objekte arsimore, shkolla dhe kopshte.

Fondi limit i përcaktuar për projektimin e rindërtimit të 11 objekteve ishte 15.9 milionë lekë, pa TVSH, dhe të gjithë kompanitë e interesuara kishin afat për të paraqitur dokumentacionin brenda datës 4 maj 2020, dhe ofertat ekonomike janë hapur më datë 26 maj.

Projekti me vlerën më të lartë financiare siç edhe pritej që në ri-hapje të tenderit është për shkollën e mesme ‘Sami Frashëri’, pasi fituese për projektin janë shpallur operatorët ‘ANK Architecture’ shpk, dhe ‘Arenka Mk’ me ofertë ekonomike 3.6 milionë lekë, pa TVSH.

2.2 milionë lekë nga 2.4 që ishte fondi limit pritet të kushtojë edhe projekti i rindërtimit për shkollën 9-vjeçare ‘Qazim Turdiu’, dhe fitues janë shpallur kompanitë “Studiarch4” shpk&” Net Group” shpk. Më pas është projekti i shkollës 9- vjeçare ‘Hasan Vogli’, me një fond limit prej 2.3 milionë lekësh, por që kompania fituese ‘Net Group’ ka ofruar 2 milionë për projektimin e saj.

Projekti për shkollën ‘Murat Toptani’, me fitues operatorët ekonomik ‘A&E Engineering” shpk &” Son Engineering Construksion” shpk, do të kushtojë 1.6 milionë lekë. Kompania UTS-01 shpk ka fituar tenderin për projektin e shkollës ‘17-shkurti’ me vlerë 1.5 milionë lekë nga 1.6 milionë që ishte fondi limit. Më pas është projekti i shkollës ‘Xhezmi Delli’, që pritet të kushtojë 1.2 milionë lekë, nga 1.6 milionë që ishte fondi limit, dhe fituese është shpallur kompania ‘Palma Construction’.

Ndërsa projektet për 2 kopshtet ‘Gurrë’ dhe ‘Fikas’, si dhe tre shkollat ‘Pezë e Vogël, ‘Mangull’, e ‘Pajan’ është parashikuar të kushtojnë mbi 2 milionë lekë.  Tenderi për projektet për këto objekte arsimore me njësi zbatuese Bashkinë e Tiranës, u anulua një herë për shkak se asnjë nga kompanitë pjesëmarrëse nuk plotësonin kriteret.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur