Kryeministri Edi Rama ka folur me krenari për procesin e rindërtimit duke thënë se askush nga familjet që humbi banesën, nuk ka ndenjur në qiell të hapur, përjashtim bëjnë 500 familje tha ai që e kanë zgjedhur vetë këtë gjë se nuk shkëputet nga toka. Ai tha se ky proces nuk ka të bëjë aspak me procesin e zgjedhjeve, e duke theksuar se procesi i rindërtimit po ecën me një ritëm optimal.
"Asnjë ditë nuk mbetën në qiellin e hapur, askush që ende nuk është kthyer në shtëpi, nuk është në kushte të ndryshme nga kushte e të gjithë ne që jetojmë në shtëpi, përveç 500 familje që kanë vendosur që të qëndrojnë në çadër në truallin pranë rrënojës aty në fshat, për arsye se lidhet me tokën, por marrin bonusin e qirasë. Jam i qetë kur i shoh në sy këta njerëz, është praktika e parë e dhënies mbrapsht të një shtëpie më të mirë e më të bukur falas, kudo praktikat janë të bazuara mbi kredi të buta, por askush nocioni falas nuk është përdorur, natyrisht që koha është ndryshe, për ata që presin të kthehen në shtëpi edhe pse janë në shtëpi në qytet me qira dhe ndryshe për të tjerët që janë me shtëpi në qytet në shtëpitë e tyre, kanë kaluar 15 muaj dhe a mund të ma thoni ku është një ndërtues privat që e ndërton një pallat për 15 muaj dhe nuk e kam parasysh momentin kur shfaqet skavatori, por që nga momenti kur ideohet dhe në fund zbatohet, në rastin më të mirë projekti zgjat 2 vjet nga fillimi i hartimit të tij, shumë kush thotë erdhën zgjedhjet prandaj po punoni, prandaj po bëhet porti i Durrësit, jo të gjitha këto që sot janë kantiere të hapura janë punë të nisur 2-5 vite më parë, ndërkohë që kantierët e rindërtimit, jo që nuk jan ëtë vonuara, por në një ritëm që është një ritëm për të cilin ndihemi të qetë për të gjithë ata që duan të kthehen në shtëpi. Na është dashur të trajtojmë një pafundësi dokumentesh pronësie, na është dashur që të përputhim strehët e humbura me kurorat në to, ne kemi futur një komponent të strehimit të mirëfilltë duke konsideruar se ato ku kanë qenë më shumë se 4 kurora, detyrimi ynë është të ndërtojmë shtëpi për çdo njërën nga kurorat. Për të gjithë janë bërë projekte", tha Rama.
Lajmi kryesor: