Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: Nuk ka pazare të prishura me askënd, kontrolle të detyruara çdo 45 ditë gjatë ndërtimit të pallateve

Kontrolle të detyruara çdo 45 ditë gjatë ndërtimit të pallateve. Ky është veprimi i radhës i qeverisë në mënyrë që të marrin fund ndërtimet pa leje. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të shtëpive të reja në Zall Herr, ku hyjnë 199 familje pasi u goditën nga tërmeti. Rama tha se Tirana ka problematikën më të vogël dhe theksoi se operacioni do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Kryeministri paralajmëroi se do të ketë kontrolle me detaje edhe në bregdet duke thënë se do “t’i vënë fre të babëziturve që zaptojnë në rërë e det”. Qeveria do ta shtrojë këtë operacion deri në hotele dhe biznese duke theksuar se populli do të marrë pjesën që i takon nga ata që përfitojnë duke bërë ndërtime pa leje. 

Sa i përket komenteve se qeveria mori këtë vendim pasi janë prishur pazaret, Rama thotë se nuk ka të bëjë aspak me këtë. “Nuk ka pazar të prishur se të ishte për pazar, gjysmat e pallateve do t’i jepnin për të mos përfunduar në kthetrat e këtij operacioni”, tha kryeministri duke shtuar se qëllimi është të mos lejojnë pasanikët të jenë pa kufij në përpjekjen për të bërë më shumë fitim për t’i rënë në qafë të gjithëve. Rama tha se do ia marrin katet dhe në të gjithë ato metra katror të ndërtuar për qëllim fitimi, do të strehojnë familje në nevojë ose do t’i detyrojnë pronarët e kompanive të ndërtimit që t’i paguajnë ato metra katror, jo me çmimet që deklarojnë, por me çmimin real, plus indeksim dhe me gjobën sipër. 

Teksa fliste për shtëpitë e reja të ndërtuara në Zall Herr, i bëri të qartë banorëve se nuk është bërë hile për të ndarë socialistët dhe demokratët. Të gjithëve i dha mesazhin që të mos vënë gardhe e të mos zihen me njëri-tjetrin për pronat. Së fundmi ka pasur shumë krime në vend mes bashkëfshatarëve që arrijnë deri në vrasje pas konflikteve për pronat.

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje

Zbatimi i operacionit nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Lul Morina. Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, ishte ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria. Morinës iu sekuestrua sot pallati 9-katësh në zonën e Liqenit të Thatë, pasi objekti ishte ndërtuar pa leje. Kryeministri Edi Rama tha se ngritja e pallatit të paligjshëm ishte lejuar nga një shef komisariati, duke ngritur dyshime për një ndikim të mundshëm të biznesmenit Morina. Një tjetër shtesë pa leje në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 me 2 është sekuestruar sot në kuadër të vendimit të qeverisë për konfiskimit e ndërtimeve pa leje. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillar

Vendimi i qeverisë për konfiskimin e ndërtesave pa leje nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:52
VIDEO/ Rama konfirmon Veliajn: Lali këtu do jetë, le të thotë ç’të dojë opozita

Pas disa zërave të fryra nga portalet dhe media pranë opozitës, për ekzistencën e një konflikti mes të dyve, Kryeministri Edi Rama duket se ka konfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj për një mandat të tretë në Tiranë.

Duke iu referuar opozitës, Rama tha se opozita do të mbetet aty ku është edhe për shumë kohë.

“Le t'i thonë Lalit çfarë të duan ata (opozita), Lali këtu është! Duke ardhur vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e ka kuptuar se si t'i kthejë ata (opozitën) në hudhra që mos ta marrin më sysh”, tha Rama.

Ora 19:28
Në konflikt me Ramën? Veliaj: Deklarata që bëhen nga njerëz ‘të lodhur’

Kryebashkiaku Veliaj mban premtimin për 199 familje që u strehuan sot në lagjen më të re në Tiranë, atë të Zall Herrit. Veliaj më herët kishte thënë se në shtator lagjja e Zall Herrit do të jetë gati për të mirëpritur banorët e saj të rinj dhe ashtu ndodhi. Sot Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama përuruan hapësirën e re të urbanizuar e me të gjitha shërbimet e nevojshme për komunitetin në Zall Herr.

Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht fjalëve që thuhen, Bashkia Tiranë dhe Qeveria shqiptare do të vijojnë punët për ta bërë Tiranën një “Zonjë” dhe Shqipërinë moderne.

“Ka shumë nga ata njerëz “të lodhur”, njerëz që e kanë shpresën e tyre që kryetari i bashkisë dhe kryeministri do të hyjnë në një konflikt dhe do ju dhurojnë atyre pushtetin, njerëzve që e kanë pasur në fakt pushtetin, që e kanë pasur në dorë Tiranën, që e kanë pasur në dorë Zall-Herrin edhe nuk e di dhe sa herë duhet të luten edhe sa kallo duhet të kenë në gjunjët e tyre që të luten që unë një ditë dhe kryeministri nuk do të shkojmë mirë, shanset janë zero presje hiç që kjo të ndodhë.

Për të gjithë ata që luten që ne të kemi një konflikt të madh, dua t ju them këtë. Bashkia e Tiranës dhe qeveria po diskutojnë se si nga një situatë ku në kishim një nga 10 ndërtime në paligjshmëri, në situatën që kemi sot, një në 10 mijë ndërtime në paligjshmëri, si të adresojmë dhe ato pak raste që kemi. Kush uron dhe kush mendon që në këtë përpjekje që ne kemi për ta bërë Tiranën zonjë dhe për ta bërë Shqipërinë moderne, ne do të kemi konflikte, inate dhe përçarje duhet ta harrojnë. Probabiliteti është zero presje hiç”, u shpreh Veliaj.

Ora 19:25
Rama: Lalit t'i varim hudhër, mos na e marrin më sysh ata që s'bëjnë asnjë punë

 

Nga lagjja e re në Zall Herr, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat për kryebashkiakun Erion Veliaj. Duke iu pergjigjur indirekt zerave te opozites, Rama tha Veliajt duhet t’i varim hudhër që të mos e marrin më sysh ata që nuk bëjnë asnjë punë. 

“Le t'i thonë Lalit çfarë të duan ata [opozita], Lali këtu është! Duke ardhur shumë vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e kanë kuptuar se si t'i kthejë ata në hudhra që mos ta marrin më sysh. Dhe prandaj është gjithmonë shumë më i buzëqeshur se unë, se unë s’e kam gjetur akoma këtë si bëhet”, tha Rama.

Ora 19:21
Konfiskimi i ndëtimeve pa leje, paralajmëron Rama: Të tjera gjëra do vijnë më pas për t’i vënë fre të babëziturve që zaptojnë në rërë, në det e në mes të Tiranës

 

Kryeministri Edi Rama komentoi operacionin e konfiskimit të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit që ka nisur së pari në kryeqytet. Nga Zall Herri ku inauguroi lagjen e re bashkë me kryebashkiakun Veliaj, Rama tha se Tirana ka problematikën më të vogël në lidhje me ndërtimet pa leje në Shqipëri dhe paralajmëroi të njëjtin operacion në bregdet.

“Duket paradoksale, por  Tirana ka problematikën më të vogël. Ka zona të tjera të vendit që kanë problematika më të mëdha në raport me sipërfaqen që kanë. Ne duam ta çojmë në deri rritjen e volumeve për qëllime fitimi, por e kemi më të lehtë sepse sasia në raport me gjithë pjesën e ndërtuar ligjërisht është e vogël ndërkohë që kur e nisëm ishte marramendëse. Por ka zona të tjera sidomos në bregdet ku ka goxha punë për të bërë. Është vetëm fillimi i një procesi. Operacioni ‘Bregdeti ynë’ ka nisur para sezonit dhe do të shtrihet mbi të gjithë ata që kanë ndërtuar babëzisht për qëllime fitimi. Të njëjtën do bëjmë dhe me hotelet e bizneset dhe kudo populli do të marrë pjesën e vet”, theksoi Rama.

Ora 19:09
Rindërtimi/ Rama: I kemi bërë shtëpitë pa hile, si për ata që na e kanë dhënë votën, edhe për ata që s'na e japin! Janë si 'arrat gungse' që nuk bëhen

 

Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer një koment për opozitën teksa fliste para banorëve që do të merrnin shtëpitë e reja në Zall Herr. Teksa tha se nuk kanë parë gjë akoma, Rama u shpreh se nuk ka hile në banesat e reja, por i kanë trajtuar socialistët e demokratët njësoj. Megjithatë bëri një batutë duke thënë se ka prej atyre që janë si “arra gungse” që s’kanë për t’ja dhënë asnjëherë votën.

“Nuk i thuhet atij që i shembur shtëpia që nuk do të të bëhet kurrë shtëpia. Nuk i thuhet atij që mezi e nxjerr muajin se do të rritet çmimi i energjisë. Nuk mund t’i themi dikujt të sëmurë, që ty po ta vdesin mjekët. Këto nuk thuhen. Këto i thonë vetëm ata nuk kanë as fe, as atdhe, as din as iman. Prandaj do të mbeten aty ku janë. Le t’i thonë Lalit çfarë të duan ata, Lali këtu është. Lali duke ardhur shumë vërdallë në fshatra e kuptojnë si t’i kthejnë në hudhra që të mos e marrin mësysh se është më i buzëqeshur se unë.

Mes jush ka socialistë e demokratë, por shtëpitë janë njësoj. Nuk ka shtëpi me hile, janë njësoj si për ata që na e kanë dhënë votën, si ata që nuk na e kanë dhënë si ata që s’kanë për të na e dhënë sepse sic thonë tironcit, janë disa arra gungse që nuk bëhen. Le të mos e japin. Detyra jonë është t’i japim të gjithëve atë që i takon. Tërmeti nuk i zgjodhi socialistët e demokratët, ndaj ne po ju kthejmë atë që ju takon. Na bëni hallall çdo stres e shqetësim. Do donim t’i bënim më shpejt por kush mendon se jemi vonë, bëni ndonjë telefon nga Italia e pyetini sa vite kanë jashtë e do ju thonë 10 e 12. Ka disa që i kanë harruar fare. E thotë populli, nëse s’ma zgjidh dot hallin, të paktën ma qaj, por këta ta bëjnë më keq, të thonë ohu s’ke parë gjë hala, do zhytesh fare. Por ata s’kanë parë gjë hala”, tha Rama.

Ora 19:00
Rama: Mua s’më kanë kapur dot për ndërtim të paligjshëm se e kam shtëpinë 100% sipas lejes

 

Teksa komentonte konfiskimin e ndërtimeve pa leje, Rama tha nga Zall Herri se policia është mjaft vigjiliente ndaj atyre që ndërtojnë një çati në fshat dhe lejon pallate të të tëra pa leje në mes të qytetit. Nuk hezitoi të merrte rastin e vetes duke thënë se shtëpinë e tij në Surrel e ka ndërtuar 100% sipas lejes.

“Më kollaj të shkosh të kapësh një katundar Tirone si puna ime, mua s’më kanë kap se e kam ndërtuar 100% sipas lejes, ndërkohë në zona ku ndërtohen kate të tëra nuk shkon askush”, tha Rama.

Ora 18:47
Rama: Tirana numrin më të vogël të ndërtimeve pa leje, do bëjmë kontrolle çdo 45 ditë në pallatet në ndërtim

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendimin e fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Rama ka paralajmëruar se do ta ashpërsojnë akoma më shumë ligjin. Ai tha se do të vejnë kontrolle të detyruara çdo 45 ditë në mënyrë që ndërtuesit të mos hedhin kate pa leje.

Do ta shtrëngojmë akoma më shumë ligjin, do vëmë kontrolle të detyra çdo 45 ditë në mënyrë që katet të mos hidhen dhe pastaj kur shikohet është vonë. Ky do të jetë mësim i mirë për të gjithë ata që do të dalin të implikuar në këtë histori. Por më e rëndësishmja nga të gjitha është që ky është një operacion që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Tirana ka problematikën më të vogël, ka zona të tjera që kanë problematikë më të madhe në raport me sipërfaqen që kanë.

Ora 18:45
Rama-banorëve në Zall Herr: Mos u zini për gardhe me njëri-tjetrin! As mos bëni shtesa si të pangopurit në mes të Tiranës

 

Gjatë inagurimit të shtëpive të reja në Zall Herr, Rama i tha banorëve që të mos zihen me njëri-tjetrin për gardhe, e as të mos bëjnë shtesa si ata që i cilëson si të pangopurit në mes të Tiranës.

“Tani ju takon juve që ta mirëmbani këtë lagje kaq të bukur, të mos vini gardhe e të mos ziheni për gardhe me njëri-tjetrin, të mos bëni shtesa si disa të pangopur në mes të Tiranës, por atyre do jua marrim katet dhe në të gjithë ato metra katror të ndërtuar për qëllim fitimi, do të strehojmë familje në nevojë ose do t’i detyrojmë që t’i paguajnë ato metra katror, jo me cmimet që deklarojnë, por me cmimin real, plus indeksim dhe me gjobën sipër. Në këtë mënyrë t’i blejnë vetë dhe aq sat ë mos u shkojë më nëpër mend të bëjnë më ndërtime pa leje, ne të paguajmë ata që do të shpronësohen tek Unaza e Re”, tha Rama.

Ora 18:45
Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: Nuk janë prishur pazaret, por s’mund të lëmë pasanikët t’i bien në qafë të gjithëve

 

Kryeministri Edi Rama ka folur para banorëve në Zall Herr për konfiskimet e ndërtimeve pa leje, duke thënë se nuk janë prishur pazaret, ashtu sic është pretenduar këto ditë, por thotë se s’mund të lënë pasanikët që t’i bien në qafë.

“Kur përpiqesh të bësh dicka, duhet të përgatitesh të dëgjosh gjithçka. Nëse nuk do të të shajnë e mallkojnë mos dil nga shtëpia, rri brenda. Nëse do që të gjithë të thonë sa burrë i mirë, as mos fol, as mos lëviz vendi dhe as mos u duk. Atëherë je burrë i mirë, i ndershëm, je për t’u bërë krushk. Nëse merr përsipër të bësh një punë dhe fillon t’i ndryshosh gjërat, gjithmonë ka baltë për ty sa të duash. Kam dëgjuar këto ditë që thonë, ato pallatet nuk u bënë Brenda ditës. Aty i kishit apo ju prishën pazaret. As pallatet nuk u bënë Brenda ditës, as kultura e ligjit. Kultura e ligjit nuk është si pallat që  ndërtohet për 2-3 vjet, por kërkon kohën e vet.

Kur filluam t’i vëmë fre ndërtimeve pa leje, nuk kishte asnjë pallat të vetëm pa shtesa. Ndërkohë që sot janë pak. Janë shumë pak në tërësinë e veprimtarisë që zhvillohet por janë raste shumë brutale arrogance dhe karshillëku ndaj të gjithëve. Nuk mundet që të mos lejojmë dhe të shembim ndërtime pa leje në fshat apo të njerëzve që sidoqoftë nuk I bëjnë për t’i shitur apo fituar dhe të lejojmë që këta pasanikë të jenë pa kufij në përpjekjen për të bërë më shumë fitim për t’i rënë në qafë të gjithëve. Nuk ka Pazar të prishur se të ishte për pazar, gjysmat e pallateve do t’i jepnin për të mos përfunduar në kthetrat e këtij operacioni”, tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/09/2022 03:04

    Cdo 45 dite,O.K,por filloje nga hedhja e themeleve pa leje dhe jo vetem kateve pa leje.

    Përgjigju
  • Konica: 10/09/2022 02:45

    Katunari i Tirones sapo del ne Llogara, i behet gjoksi grope dhe shendrohet ne lab. Ai nuk ka nje origjine te tijen por ku ta "vjedhe" te te tjereve. Sepse i mungon elementi me thelbesor njerzor - dinjiteti. Ndaj dhe nuk e ka gje te genjeje madje as Nastradinin po e pa mbudhe.

    Përgjigju
  • Beso: 10/09/2022 00:39

    Shiko Vloren se po e le pas dore. Ska me trotuare as plazhe. Po ndertojne ne rere. Shiko ca po behet ne Uji te Ftohte

    Përgjigju
  • Geri: 09/09/2022 20:02

    Nje nisme e miremenduar qe do ti sherbeje qytetareve dhe buxhetit te shtetit

    Përgjigju
  • Ani: 09/09/2022 20:02

    Bravo ju qofte keshtu duhet te silllemi me ata qe thyejne ligjin

    Përgjigju
  • vlon: 09/09/2022 19:46

    Perse nuk behen keto kontrolle rigoroze perpara se te fillojne pallatet.Punonjesit e policise se ndertimit jane te degjeneruar e te korruptuar, ky institucjon duhe te penalizohet sepseeshte strumbullari i hakduterise.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/09/2022 19:36

    Vari po deshe edhe fiq,edhe dekorata,edhe nuska edhe.....ça te duash vari se i kane hije nga dora jote veçanerisht.....

    Përgjigju
  • Bretpit: 09/09/2022 19:21

    Krejt shkerdhatat qe dun me vjedh nburg

    Përgjigju
  • Mimi: 09/09/2022 19:20

    Ca kan vjedh dhe kan ndertu pa leje te denohen

    Përgjigju
  • jari: 09/09/2022 19:16

    ke 10 vjet ne qeveri rama,,pse nuk i kontrollon pallatet pa leje,,,por menjehere kur bojken lako hapi nje dritare ne nje shtepi ,,vajte dhe e kape ,,dhe deshe ta fusje ne burg.....

    Përgjigju
  • Elton: 09/09/2022 19:08

    Pun e shkelqyer paska marr tjeter pamje zallheri

    Përgjigju
  • Dori: 09/09/2022 19:08

    Paska marr nur tjeter zall herri fal investimeve qe keni ber

    Përgjigju
  • Kledi: 09/09/2022 18:57

    Shtepi te reja po, lagje e re me kushtet e duhura po zjarr fare zarr helli

    Përgjigju
  • Diti: 09/09/2022 18:57

    Projekti i rindertimit ka qene nje nder projektet me me vler dhe mbeshtetes nga qeveria per popullin shqiptar

    Përgjigju
  • Beni: 09/09/2022 18:49

    Ju falenderojme qe e mbajtet fjalet per keto banore

    Përgjigju
  • Joni: 09/09/2022 18:48

    Ju lumte qe i gezuat keto familje me banesat e reja

    Përgjigju
  • Sara: 09/09/2022 18:43

    Bravo rames qe mori nje nisem kaq te madhe qe te mundesonte rindertimin e te gjith banesave dhe apartamenteve te shkaterruara nga termeti

    Përgjigju
  • beni: 09/09/2022 18:42

    Rindertimi eshte mundesuar vetem nga kjo qeveri dhe kjo duht te vlersohe ne maksimum nga njerzit

    Përgjigju
  • Elsa: 09/09/2022 18:40

    A sikur te punonin keshtu te gjithe si qeveria Rama

    Përgjigju
  • jonis: 09/09/2022 18:40

    nje kompleks shume i mireoganizuar dhe i rregullt. me vjen mire qe perfundoi ne nje kohe kaq te shkurter

    Përgjigju
  • miri: 09/09/2022 18:39

    nje projekt qe do i riktheje buzeqeshjen ketyre familjeve qe u preken nga termeti

    Përgjigju
  • Koli: 09/09/2022 18:39

    Hallall shtepit ma te mira jan ndertu

    Përgjigju
  • Gezime: 09/09/2022 18:38

    Me vjen mire per keto familje qe me ne fund moren banesat e tyre. Ti gezojne e te jetojne te lumtur

    Përgjigju
  • Nora: 09/09/2022 18:35

    Ti gezojne shtepite e reja. Me ne fund u futen ne banesat e tyre

    Përgjigju
  • Goni: 09/09/2022 18:30

    Projekti i rindertinit projekt i cili do rikthej buzqeshjen cdo banori qe u prish shpia

    Përgjigju
  • Turi: 09/09/2022 18:30

    Ti gezojne shtepite te gjithe banoret e zall herrit

    Përgjigju
    • Pali: 09/09/2022 21:19

      Ate qe ka bere Rama per strehimin e qytetareve qe iu demtuan shtepite nga termeti, nuk e ka bere asnje kryeminister ne bote. Vetem Enveri po. Por e ka prishur punen me pensionistet qe per krizen u ka dhene 30 deri 40 leke ne dite.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion