Konfiskohet shtesa pa leje 1200 metër katror e pallatit të biznesmenit Pëllumb Salillari në Farkë! Çuçi: Pronari ose ta parablejë ose dhurojë për Entin e Banesave

TIRANË- Një tjetër shtesë pa leje në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 me 2 është sekuestruar në kuadër të vendimit të qeverisë për konfiskimit e ndërtimeve pa leje. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari, të cilit ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i ka vënë dy opsione në dispozicion, deri në sekuestrimin e plotë nga shtetit, cili më pas do ta përdoret për interesa publike.

‘Në zbatim të vendimit të qeverisë, këtij subjekti do ti vihen dy opsione në dispozicion. E para është të parablejë hapësirën e shtesës së lejes me çmimin e tregut të indeskuar dhe paratë do shkojnë në dispozicion të Agjencisë së Shpronësimeve. Opsioni i dytë është të dhurojë shtesat e katit dhe në këtë rast shkojnë në favor të entit të Banesave për të akomoduar entin social dhe nëse nuk zgjedh asnjë nga këto opsione do konfiskohet për interes publik. Nëse zgjedh opsionet para menjëherë fillon procedura e legalizimit dhe i gjithë objekti shkon për t’u legalizuar. Dhe shpëton nga ndjekja penale.’- tha Çuçi.

I shoqëruar, nga drejtuesja e re e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ministri i Brendshëm tha se aksioni do të shtrihet në të gjithë territorin. Sipas Çuçit ky operacion është thellimi i një lufte që vazhdon prej vitesh me paligjshmërinë në ndërtim.

‘Operacioni i konfiskimit të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit, nuk është aspak kujtesë me vonesë siç thonë disa, po është thellim i një lufte që vazhdon prej vitesh me paligjshmërinë në ndërtim, e cila s'ka të krahasuar sot me përmasën e frikshme që kishte dje, kur s'kishte pallat që mos kishte shtesa e prapashtesa të bëra për qëllim fitimi. Ky operacion do të ketë forcën e një vule përfundimtare mbi fatin e çdo metri katror të ndërtuar në shkelje të ligjit për shitje e fitime përtej kufirit të lejuar nga ligji. Por ky operacion duhet të jetë edhe një mësim i mirë qoftë për ata që kujtojnë shumë gabimisht se mund t'ia hedhin me ryshfete e me marifete, qoftë edhe për ata që përbaltin papushim emrin tim apo punën e qeverisë dhe bashkisë, duke më asociuar poshtërsisht me fitime imagjinare nga ndërtimet në Tiranë a kudoqoftë.’- tha Çuçi.

Pëllumb Salillari është pronari i firmës së ndërtimit Salillari SH.P.K, e themeluar në 1994, kompani e cila ka ndërtuar edhe shumë vepra publike dhe investime duke përfituar edhe nga tenderat. Unaza e Re e Tiranës është objekti ku kompania Salillari u përball me shumë akuza për abuzime, ndërsa për ndërtime të tjera në të gjithë vendin është paditur në gjykata, edhe në SPAK.

Ky është pallati i dytë pa leje që po konfiskohet nga qeveria, dy ditë pas miratimit të VKM-së për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje. Zbatimi i operacionit nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina. Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, ishte ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria.

Vendimi i qeverisë nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës.

 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 10/09/2022 06:45

    Me sa kemi degjuar, keto qe shkelin ligjin me duket perjashtohen nja 2 vjet nga tenderat publik!!!

    Përgjigju
  • Lali: 10/09/2022 02:50

    Parate publike qe mafia e kuqe i dha Pllumbit ne nje tender korruptiv ai i beri llac e tulla ne nje "shtese" pa leje. Tashme ja sekuestron shoqja "gjeneralesh" Balluku. Po deshi Pllumi, ta bleje ose fali shtetit "shtesen" pa leje. Menohu o Pllum, nese do me e ble, mer nje tender tjeter dhe blije. Ose fale. Ne fund te fundit ti ben para me leket tona. Ishalla ndryshon ligjet mafia e kuqe qe te mos e lodhin shume thesarin por nga xhepi yne direkt te juaji.

    Përgjigju
  • Iris: 10/09/2022 02:31

    /ARBER/,shteti e ka konfiskuar,por po perdor nje /dirty trick/,po ua mban peng ndertuesve deri sa t'i paguajne gjobe,ose t'ja dhurojne.A e ke pare ndonje here /GODFATHER/? Nese po,ja ku e ke shpjegimin e metodes qe po perdor.Dhe me e bukura eshte qe keta ndertues nuk mund t'a hedhin ne gjyq shtetin per keto metoda mafioze qe po perdor,as ne gjyk.nderkombetare,sepse kane ndertuar pa leje,ose me korrupsion.S.d.q. ne fund,shumica kane per t'i riblere ,se nuk e kane per gje cmimin me te cilin shteti kujton se do te kape lepurin me qerre.Kane per t'i riblere e rishitur dhe me fitim bile,se cmimet e pronave te patundeshme po rriten cdo dite.Dhe shteti pasi ka marre pjesen e tij,do mbylle nje sy e do vazhdoje me shkelesin tjeter te rradhes dhe askush nuk do te shkoje ne burg.Cdo dite e me teper,keto veprime te shtetit,me kujtojne kohen e Turqise,kur bejleret tane qe ishin nepunes,zyrtare e mekembes, i dergonin qese me verdhushka sulltaneve e kryevezireve,sa here qe vinte kontrolli i shtetit,qe te ruanin postin e koken.

    Përgjigju
  • Arber: 09/09/2022 17:54

    Cdo ndertim pa leje duet te konfiskohet .Ai qe ka shkeur ligjin te penalizohet dhe te paguaje demin qe ka kryer .Kjo blerja dhe dhurata jane krejt pa kuptim .Nderkohe cdo nepunes qe nuk ka bere detyren te jete bashkefajtor dhe te paguaje gjithashtu nje pjese se demit .

    Përgjigju
  • Arbërori: 09/09/2022 17:28

    Tani kan dal me haraq këta komunista të peshteirë

    Përgjigju
  • alfonsi lll: 09/09/2022 16:14

    jam alfonsi trete, burg per ndertim pa leje duhet te konsiderohet ky rast

    Përgjigju
  • taku: 09/09/2022 16:07

    burg o race e poshter burg se ka ndertuar pa leje... hajt se po ndertojme edhe ne po e paguajme dhe na e legalizoni

    Përgjigju
  • Maska: 09/09/2022 15:55

    E bukur kjo. "Pronari" le ta bleje ndertimin e paligjshem qe eshte i tiji. Policet qe "mbyllen" syte ose kishdo ne bashki, ne burg. Cudi mafioze e rangut te larte.

    Përgjigju
  • Kçk: 09/09/2022 15:26

    Keta e kane shkaterruar fare zonen e Liqenit te Thate me keto ndertime, qe mbi te gjitha qekan edhe pa leje!!!

    Përgjigju
  • Penelope: 09/09/2022 13:56

    Mos i lini njerzit te investojne parat pastaj tua konfiskoni dhe prishni,duhet te denohen inspektoret qe marin rryshfetin per te mbyllur nje sy apo si ai shefi qe mbronte pallatin ne kamez,ne qender te tiranes keni kati pa leje te shokeve tuaj,te shohim sa do ta mbani llafin per te gjithe po historia ka treguar ndryshe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë