'Mos dëgjoni budalliqe se shtëpinë do ua marrin pas zgjedhjeve...', Rama për rindërtimin në Ndroq: Do iu japim kontratë, paguajmë penalitet nëse kalojmë afatin

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, kanë inspektuar punimet për rindërtimin e lagjes së re në Ndroq, në të cilën Rama tha se bëhet fjalë për 74 shtëpi banimi, kopësht e shkollë dhe një qendër sociale.

Rama bëri me dije se afro 350 banorë do të mblidhen në këtë lagje afër me rrugën kombëtare dhe me akses të shpejtë në shërbime. Për ata që presin apartamentet Rama tha se do tu jepet një kontratë ku caktohet data kur do të hyjnë në shtëpi. Në çdo rast të kalimit të afatit të hyrjes në shtëpi, Rama shtoi se qeveria do të paguajë një penalitetet. Me këto deklarata kryeministri u është përgjigjur akuzave nga ana e opozitës, se po bëhet fushatë me shtëpitë, por kryeministri u garantoi banorëve të mos bien pre e lajmeve fake, duke shtuar  se familjet që përfitojnë nga procesi i rindërtimit mund t’i gëzojnë shtëpitë e reja, por mund edhe t’i shesin dhe të bëjnë çfarë të duan me pronën që do jetë e tyre.

"Ata që presin apartamente pjesë pjesë do fillojnë, një pjesë e madhe duhet të presin ende duke pasur bonusin e qirasë, atyre do u japim kontratën duke u thënë se kjo është kontrata që ti dhe familja jote merr këtë apartament me këtë sipërfaqe me një angazhim kohor. Ta dinë të mos thonë është letër pa vlerë dhe jo letër me vlerë. Të mos thonë se është një letër pa vlerë. Në këtë afat merr apartamentin për çdo kalim afati qeveria bashkia do të paguajë një penalitetet. Ai ka kontratë dhe nëse do të shkojë të kërkojë llogari mund ta bëjë. Kjo për tu dhënë sigurinë, dhe mos bien pre e këtyre budallalliqeve që "shtëpinë do ua marrin pas zgjedhjeve jo do u kërkojnë qira, nuk do ua lënë ta shisni...,etj. Të gjitha këto janë dokrra dhe njerëzit kanë të drejtë të kenë atë ankthin", tha Rama.

Edhe ministri Ahmetaj deklaroi se zërat se qeveria nuk do i shpronësojë banorët e zonës janë gënjeshtra elektorale. 

“Bashkitë tani mund të fillojnë të futen në procesin e marrëveshjeve me familjet që janë dëmtuar. Shtëpinë e gëzojnë e trashëgojnë dhe bëjnë çfarë të duan. Çdo lloj thashethemi që thuhet poshtë e lartë që qeveria nuk I lë ta shesin është gënjeshtër elektorale”, tha Ahmetaj

Kryeministri ka shtuar se ata që kanë shtëpitë në një pozicion jo të favorshëm gjeografik do t'u jepen paratë në dorë dhe ta ndërtojnë ku të duan.

"Ata të cilët presin apartamente, pjesë pjesë fillojnë, një pjesë duhet të presin ende. Të gjithë ata që janë akoma në pritje, shtëpitë individuale po avancojnë. Familjet po kthehen në shtëpi, një pjesë e vogël shtëpitë e dëmtuara i kanë nëpër pika që gjeografikisht nuk janë të favorshme, ti marrin paratë në dorë dhe nëse duan ta ndërtojnë atje. Sugjerimi është që të mos e adresojnë atje. Pra të gjejnë një zgjidhje tjetër sipas mundësive që kanë dhe mund ta ndërtojnë kudo", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Veliaj në Ndroq: Një kompleks rezidencial, me 74 shtëpi, shkollë të re dhe infrastrukturë model

1612807357_2dabde228d4a4ea69764b168af6464e5.jpg

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj vizituan lagjen e re e cila po ndërtohet në Ndroq për familjet që humbën shtëpitë në tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019. Punimet për ngritjen e 74 banesave kolektive të parashikuara në këtë zonë kanë ecur me ritme intensive dhe aktualisht 23 banesa janë drejt përfundimit.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se në këtë kompleks të ri rezidencial, parashikuar me të gjitha shërbimet publike dhe një infrastrukturë model, do të zhvendosen familjet që ndodhen në skajet më të largëta të fshatit.

“Është një komples i ndarë në 2 lote. Fillimisht janë bërë 23 inkubaturat e para. Në total kompleksi do jetë me 74 shtëpi. Janë të gjitha familje që vijnë nga zona shumë të largëta. Disa nga shtëpitë që transferohen janë rreth 17 km nga rruga kryesore. Duke qenë se është një kompleks i madh, që shkon deri në 350 banorë, një ambient e kemi konceptuar për shkollë 9-vjeçare dhe parashkollor. Momentalisht kemi shpronësuar gjithë pjesën e kodrës. Do jetë realisht një kompleks rezidencial,” u shpreh Veliaj.

Një javë më parë Këshilli i Ministrave miratoi dhe vendimin për kontratën që do marrin në dorë të gjithë familjet që do përfitojnë nga procesi i rindërtimit të banesave kolektive.

Ora 18:00
'Le ta marr sot COVID-in prej teje', banorja i zgjat dorën, Rama i përgjigjet me batutë: S'ta jap... Jam i vetmi kryeministër që kërkoj fjalën, se s'më lini

Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme punimet për ndërtimin e lagjes së re në Ndoq, bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Rama u takua me edhe një çift banorë të zonës, ku zonja e shtëpisë iu drejtua kreut të qeverisë për t’i dhënë dorën në formë përshëndetëse, por ky i fundit refuzoi duke e këshilluar të bëjë kujdes për shkak të COVID.

Pjesë nga biseda e Ramës me banoren:

Rama: Deshi me ardh  dhe sju lanë me ardh, ca halli kishin

Zonja: Covidin

Rama: Maskë nuk mban ë

Zonja: Rrofshi që po bëni lagje të re. Por unë ka këtë tokën këtu dhe më merret e gjithë toka...

Ahmetaj: Me ligjin e rindërtimit ose do marrësh paratë e tokës ose metra katrorë.

Rama: Do më lesh të flas se kudo ku shkoj më marrin fjalën. Jam i vetmi kryeministër që kërkoj fjalën gjithandej, doni mos me më lënë me fol. Ajo rruga një rrugë aksesi është ska nevojë, skeni pse tu hyni pemëve. Mos jep dorën.

Zonja: Le ta marr sot Covidin prej teje

Rama: Se merr prej meje se stan jap dorën sido të vijë puna...

Zonja: Kam katër orë që po të pres

Rama: Këtë zonjën unë të sugjeroj ta marrësh supervizore për disiplinën e punëtorëve, ti japësh një pagë që kjo të vejë në rresht punëtorët, jepi një pagë të të supervizojë të gjithë. Inxhinieri rri e na shef ne po të jetë kjo punëtore srri me na pa ky. Po të jetë kjo e shef tu lëviz aty.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase