Veliaj në Ndroq: Një kompleks rezidencial, me 74 shtëpi, shkollë të re dhe infrastrukturë model
Erion Veliaj, Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj vizituan lagjen e re e cila po ndërtohet në Ndroq për familjet që humbën shtëpitë në tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019. Punimet për ngritjen e 74 banesave kolektive të parashikuara në këtë zonë kanë ecur me ritme intensive dhe aktualisht 23 banesa janë drejt përfundimit.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se në këtë kompleks të ri rezidencial, parashikuar me të gjitha shërbimet publike dhe një infrastrukturë model, do të zhvendosen familjet që ndodhen në skajet më të largëta të fshatit.
“Është një komples i ndarë në 2 lote. Fillimisht janë bërë 23 inkubaturat e para. Në total kompleksi do jetë me 74 shtëpi. Janë të gjitha familje që vijnë nga zona shumë të largëta. Disa nga shtëpitë që transferohen janë rreth 17 km nga rruga kryesore. Duke qenë se është një kompleks i madh, që shkon deri në 350 banorë, një ambient e kemi konceptuar për shkollë 9-vjeçare dhe parashkollor. Momentalisht kemi shpronësuar gjithë pjesën e kodrës. Do jetë realisht një kompleks rezidencial,” u shpreh Veliaj.
Një javë më parë Këshilli i Ministrave miratoi dhe vendimin për kontratën që do marrin në dorë të gjithë familjet që do përfitojnë nga procesi i rindërtimit të banesave kolektive.
Lajmi kryesor:
'Mos dëgjoni budalliqe se shtëpinë do ua marrin pas zgjedhjeve...', Rama për rindërtimin në Ndroq: Do iu japim kontratë, paguajmë penalitet nëse kalojmë afatin
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.7%
-
Jo
11.3%
-
S'do votoj
7%
Vota total: 530
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Toni Gogu në Report Tv: Synojmë fitoren, mandatin e 20 në Tiranë! PS e angazhuar për anëtarësimin në BE, mbështesim drejtësinë
1 Prill, 19:01
-
Ylli Pata: Problemi real i PD-së? Nuk e ka mbiemrin Berisha!
1 Prill, 18:42
-
‘Lubi Balluku porositi biftekun 1 mijë euro!’ Berisha akuza qeverisë dhe firmos 'kontrata' legalizimi me banorët sikur të ishte kryeministër: Rama flet veç për bretkosa
1 Prill, 18:36
-
Zgjedhjet/ Rama mesazh kandidatëve të PS: Mos bëni fushatë jashtë zonës suaj, deputetët në listë të mbyllur të mos orientojnë votën
1 Prill, 16:59
-
Kryeministri Rama dhe ministri Gonxhja inspektojnë kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë: Spektakolare, më e madhja në Ballkan! Ekstravagancë dhe shkencë
1 Prill, 16:20
-
'Rama ka kopjuar programin e PD-së', Gazment Bardhi: Shqiptarët nuk ngopen më me lugën e tij bosh
1 Prill, 16:07
-
Xhaferri reagon pasi Rama përmendi FRPD-në në ‘Sy më sy’: Lëri të rinjtë e FRPD, ke kontribuar në eksodin e tyre
1 Prill, 15:34
-
Meta ‘fushatë’ nga qelia: Më 11 Maj, largojmë Ramën që të heqim taksat! Ne do të ndërtojmë një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese në rajon
1 Prill, 15:08
-
Rama inspekton autostradën Tiranë-Durrës: Do jetë aks i kategorisë A, do jetë një ndihmë e madhe për turizmin dhe bizneset
1 Prill, 14:49
-
‘Rruga Ndroq-Plepa’/ Rama shikon nga afër inspektimet: Një investim që do të zhvillojë ndjeshëm agroturizmin
1 Prill, 13:34
-
Rama hedh video me ‘Bufin’ dhe ironizon Berishën për prezantimin e programit: Sallatë fjalësh madhështore
1 Prill, 10:53
-
Veliaj: 8 biblioteka të reja në Tiranë, qendra të edukatës dhe debatit
1 Prill, 10:05