Në Manëz në Durrës do të ndërtohen 280 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot në zonë i shoqëruar nga ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj.
Gjatë inspektimit kryeministrit i tërhoqi vëmendjen një qen që lehu, moment që Rama e shfrytëzoi për të bërë një batutë në drejtim të Ilir Metës.
"Pusho, do dekoratë ai tani", tha Rama duke shkaktuar të qeshura
Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj tha se për disa familje banesat do të jenë gati brenda 40 ditëve.