Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Gjergj Kastrioti’ në Lezhë! Në inaugurim të pranishëm zyrtarja e lartë e OKB-së dhe ambasadori i BE

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Gjergj Kastrioti" në Lezhë e nisën vitin e ri shkollor në ambjente të reja. Godina e shkollës u rindërtua nga themelet, pasi ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Inagurimi i shkollës u bë në prani të Ndihmës-Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën ,Ivana Živković, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian si dhe autoriteteve qendrore dhe vendore.

"Jam shumë i kënaqur që kam takuar drejtoreshën dhe të gjithë mësuesit e shkollës, të cilët bëjnë një punë të shkëlqyer dhe si ata ashtu edhe nxënësit meritojnë këtë shkollë e cila do të sjellë vetëm të mira për të gjithë, përfshirë dhe komunitetin. Dëshira ime është që mos t’i lëmë punët vetëm këtu, por që shkolla të përdoret si një hapësirë që nxënësit, mësuesit dhe prindërit të vijnë të diskutojnë çështje të rëndësishme që janë në interes të fëmijeve", tha Silvio Gonzato, shef i delegacionit të BE-së.

"Jam e kënaqur që gjatë vizitës sime në Shqipëri munda të vizitoja dhe këtë shkollë. Jemi shumë mirënjohës Bashkimit Europian, për këtë investim kaq të rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve", u shpreh Ivana Zivkoviç, Ndihmës-Sekretarja e OKB.

Shkolla 9-vjeçare ‘Gjergj Kastrioti’, nga e cila përfitojnë 631 nxënës dhe 38 mësues, është një nga 63 institucionet arsimore të rindërtuara ose të riparuara në Shqipëri në kuadër të Programit ‘EU4Schools’.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SHBA stërvit trupa elitë për të ndihmuar Tajvanin nga Kina: Po trajnohet njësia që vrau Osama bin Ladenin në 2011-n

SHBA stërvit trupa elitë për të ndihmuar Tajvanin nga Kina: Po trajnohet njësia që vrau Osama bin Ladenin në 2011-n