Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital
Portieri Marco Molla dërgohet në spital
KURBIN - Në ndeshjen e 1/8 të Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Kukësit ka pasur panik gjatë pjesës së parë. Në minutën e 27-të portieri i vendasve Marco Molla është dëmtuar pas një kontakti loje me Birçaj. Gardiani i bardhezinjve ka mbetur i dëmtuar në dorë dhe kokë dhe menjëherë stafi mjekësor është futur në fushë.
Pas më shumë se katër minutave ndihme, stafi mjekësor e ka parë të udhës që ta dërgojë futbollistin 22-vjeçar drejt spitalit për kontrolle të specializuara, teksa për fat gjendja nuk u duk aq serioze. Me largimin e tij vendin në portë te Laçi e mori Biba, ndërsa ndeshja vijoi.
Më pas kryesori Klodian Shahini kuptoi se loja nuk mund të vijonte pasi mungonte ambulanca. Pas disa çasteve autoambulanca u rikthye në stadium dhe ndeshja rifilloi.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7%
-
Pak
83%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shëndeti oral, 430 mijë depistime në shkollat e Lezhës, problem mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer kontrolle
28 Mars, 18:53
-
Moti i keq në Lezhë/ Era e fortë dëmton linjat elektrike, disa zona pa energji
27 Mars, 12:42
-
Tirana dhe Bylis barazojnë 2-2, miqtë protestojnë për gjykimin dhe tërheqin ekipin! Tifozët bardheblu kërkojnë të futen në fushë
27 Mars, 08:40
-
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
26 Mars, 22:50
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
26 Mars, 12:28
-
Superliga/ Sot Tirana - Bylis për mbijetesën, agjenda e raundit të 31-të! Ndeshjet në dy ditë
26 Mars, 11:32
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona
25 Mars, 18:51
-
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
25 Mars, 17:09
-
Hapet Qendra e re Kulturore në Fishtë të Lezhës! Rama batuta me banorin: Euroatlantik, por kësaj here do jetë me PS! Me Lulin nuk hyn në BE se e zë gjumi
25 Mars, 15:28
-
‘Na mori frymën’/ Protestë kundër ndotjes në Lezhë (VIDEO)
23 Mars, 14:02
-
PERSONAZH/ Nënë Liza, gruaja ikonë e ruajtjes së traditës, 83-vjeçarja shet ende punët e saj me shtiza e grep (VIDEO)
23 Mars, 13:28