Shijaku do të ketë gati për pak ditë shkollën e re, e cila është ringritur nga e para pas shkatërrimit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019. Shkolla "Kajo Karafi" do të hap për pak ditë dyer për të pritur fëmijët me ambientet e saj të reja.

Kryeministri Rama shkruan se kjo shkollë u bë realit falë punës së përditshme ku nga një projekt tashmë fëmijët do të jenë ata që do të popullojë këtë ndërtesë.

"Gati, vetëm për pak ditë Shkolla “Kajo Karafili” në Shijak do të presë shumë shpejt në mënyrë dinjitoze fëmijët tanë. Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti. Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara", shkruan Rama.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 13/12/2020 20:30

    Shume ,shume moderne. Uroj qe edhe cilesia e arsimimit te femijve te jete ne shkollen e re "Kajo Karafili" po aq e mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?