Rindërtimi/ Disa banorë protestojnë para Bashkisë së Durrësit: Kemi katër muaj pa marrë bonusin e qirasë! Pallati ka mbaruar, pse s’na japin çelësat

Një përfaqësi banorësh të pallatit nr.21 në Durrës, kanë protestuar përpara bashkisë së qytetit. Të shpërngulur në banesa të tjera pas tërmetit të tre viteve më parë, banorët ankohen se nuk kanë marrë bonusin e qirasë prej katër muajsh duke u vështirësuar jetesën.

“Jemi mbledhur sot këtu se kanë katër muaj pa na dhënë bonusin e qirasë. Ka mbaru pallati që në dhjetor, i çuam mesazh kryetares që me 20 mars dhe tha se po merret qeveri ame procedurat. Më 12 qershor na mblodhën dhe na dhanë goglat, tani presim të na japin çelësat dhe bonusin që kemi katër muaj pa e marrë. Pronarët e banesave na thonë o na jepni qiranë o dilni.

Jemi banor të të njëjtit pallat. Kemi ngel rrugëve, i lutem shtetit të na japë shtëpinë, ka katër muaj unë vetëm një ilaç marr 80 mijë lekë. Të vdesim nëpër shtëpiat tona, asgjë s’po kërkojmë. Shorti u hodh, atë ditë që u hodh shorti qesh duke vdes mes shkallëve dhe po më kapi një police.. na thanë për dy javëve, asgjë nuk morëm. Ka përfunduar komplet, ne po torturohemi nëpër rrugë.

Bonusi dhe çelësa, ka 7 muaj që ka mbaruar pallati. Kemi katër që s’kemi marrë bonusin”, thanë banorët.

Banorët tregojnë se pallati i cili u shemb nga tërmeti është rindërtuar, por pavarësisht se shorti është hedhur dhe apartamentet janë ndarë, ata ende nuk po i marrin në dorëzim.

“Jemi 20 familje në pallat, 17 familje kanë hedh goglat. Stafi i baskisë ka marrë në telefon një banor dhe u ka thënë prisni mos u shqetësoni, se po bëjmë procedurat dhe brenda dy javëve do ua japim”, tha një banore.

Në bashkinë e qytetit ata thonë se askush nuk i sqaron mbi problemin që ata kanë.

“As përgjigje nuk japin, i marrim në telefona nuk hapin telefona.

S’na kanë thënë gjë që na e kanë heq. S’po na e japin. I kam çuar brenda dy javëve dy mesazhe kryetares së bashkisë, e di shumë mirë që i ka parë. Akoma s’ka dhënë asnjë përgjigje. I thash që po dalim në protestë”, u shprehen banorët.

Ndërsa një banore tregon se pas takimit që ka pasur me përfaqësues të firmës së ndërtimit të pallatit,  u kanë komunikuar se pa shlyer detyrimet bashkia nuk e dorëzojnë objektin.

Në pallatin nr.21 në lagjen numër 6 Durrës jetonin  20 familje, ku megjithëse pallati i tyre ka përfunduar dhe apartamentet janë ndare me short, banorët ende nuk kane marre çelësat e hyrjeve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/07/2023 00:44

    Duket qe bashkia u detyrohet financiarisht dhe firmave ndertuese qe mbajne peng paallatin deri sa bashkia te shlyhet me ta,dhe banoreve me bonuset e qirave.A e marrin ne rregull rrogen deputetet,zyrtaret e larte e gjyqetaret? A e paguajme qirane e sateliteve dhe anijeve energjitike qe kemi marre me qira? Keto kane rendesi,bashkite dhe populli /le te ngrohen ne Diell/!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 17/07/2023 16:59

    Ne kete ceshtje Ka korrupsion.Nje pensionist 84 vjec ia shemb pallatin dhe u rindertua.kthehet ne Durres nga Padova ku Ka femijet,shkon te pallatin qe ishte rindertuar te shije gjendjen e appartamenti te tij.Deren ia hap nje Person qe bente punime,i cili i t'ha "eshte shtepia ime,ma Ka dhene bashkia"dhe i prezanton dokumenta zyrtar.Organet hetimire,inspektoriatet duhet te hetojne,Ka problemet serioze.Duhet te investigohen Edhe nga gazetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë