'Ringjallen' liqenet e Ulzës dhe Shkopetit, jo vetëm prodhim energjie por edhe peshkim

'Ringjallen' liqenet e Ulzës dhe Shkopetit, jo vetëm prodhim energjie por edhe peshkim

Foto ilustruese

Liqenet e Ulzës dhe Shkopetit tashmë nuk do të kontribuojnë vetëm në sektorin energjetik përmes hidrocentraleve. Me një vendim të veçantë qeveria ka vendosur që këto dy liqene të shpallen si zona bashkenaxhuese peshkimi, pra objekte ujore me interes për peshkimin. Plani i bashkë menaxhimit për liqenet e Ulzës dhe të Shkopetit pritet që të miratohet me urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Masat menaxhuese të peshkimit sipas përcaktimit që bën vendimi i qeverisë duhet të përputhen me statusin mjedisor të zonës.

“Veprimtaritë që do të kryhen në liqenin e Ulzës të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për zonat e mbrojtura dhe me objektivat e planit të menaxhimit të parkut natyror rajonal, kategoria IV, për liqenin e Ulzës” nënvizon vendimi. Parku Natyror i Ulzës ku bën pjesë edhe liqeni konsiderohet sot një zonë e mbrojtur shpallur me një vendim të vitit 2013. Sipërfaqja e parkut është 4206 hektarë dhe ndodhet ne zonën e Matit.

Çfarë është zona e bashkëmenaxhimit

Qeveria mund të shpallë zonat e bashkëmenaxhimit të peshkimit të cilat në vijim operohen përmes një plani menaxhues me Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit që i përkasin kryesisht rajonit dhe me të cilat ka një kontratë aktive. Kjo e fundit rregullon detyrimet dhe përfitimet e organizatës ndërkohe që planet e bashkëmenaxhimit nuk mund të miratohen për një periudhë më të gjatë se 10 vjet. Aktualisht ka plane bashkëmenaxhimi për Liqenin e Ohrit, Prespës dhe për atë të Shkodrës.

Kjo formë organizimi konsiderohet nga ana e institucioneve shtetërore si efikase në drejtim të ruajtjes dhe rritjes se rezervës peshkore, menaxhimit më të mirë të burimeve dhe mjeteve peshkore, si dhe në mundësinë që i jepet OMP (Organizatat të Menaxhimit të Peshkimit) për të aplikuar për skema mbështetëse në AZHBR(psh mole të vogla lundruese, qendër grumbullimi peshku apo dhe për rikthimin në traditë me kriposjen dhe tymosjen e tij)./ Marrë nga Monitor.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë