Ringjallja e PD-së pret vdekjen politike të Berishës

Ringjallja e PD-së pret vdekjen politike të Berishës

Sali Berisha

Kur dëgjon simpatizantët e Sali Berishës në këtë vit që kaloi, motivet e simpatisë së tyre janë dobësia e partisë opozitare nën drejtimin e  Lulzim Bashës dhe dobësia e liderit (edhe pse benjamini i vetë Saliut). Ata më intimët e doktorit nuk i falin më shumë “pabesinë” pas shpalljes non grata.

Dhe shpresa në një opozitarizëm të vërtetë u ngjall brenda të djathtëve, pas aksionit brenda-opozitar të Sali Berishës, që e ktheu atë në drejtim të forcës së djathtë politike.

Doktori befasoi të gjithë me dinamikën dhe vullnetin e hekurt dhe betejën e fitoi. Të paktën atë popullore brenda partisë së tij. Ajo legale mbetet për t’u parë. PD-ja tregoi dhe një herë, që është pronë e Sali Berishës, në shërbim të interesave të familjes së tij.

Por ndërsa me Bashën nuk fitonte, me Berishën, PD-ja nuk ekziston fare!

Partitë Popullore Evropiane, po zhvillojnë Kongresin e tyre në Rotterdam të Holandës dhe nga radhët e PD-së, nuk është i ftuar asnjë delegat me të drejtë vote.

Faktin, u përpoq ta kundërshtonte zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo, por ajo veçse e pohoi atë më shumë, duke deklaruar se nuk bëhet fjalë për përjashtim apo pezullim, por për qëndrim neutral për shkak të situatës në të cilën forca e djathtë politike ndodhet.

Praktikisht pra, bëhet fjalë për një pezullim vote…

Nuk do mend se ky pezullim i votës, ka ardhur pikërisht për shkak të Berishës.

Ishte deputeti kristiandemokrat në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum (partia e të cilit aderon në PPE), ai i cili tha përpara rizgjedhjes së Berishës në krye të PD-së se “nëse do të ketë rikthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo gjë nuk do të gjejë mbështetje”.

Ky qëndrim nga superfuqia evropiane, nuk është ekuivalent me non grata-n që SHBA-të i ngjeshën Berishës dhe familjes së tij të afërt. Megjithatë, është tregues se ai nuk do të jetë lideri politik që ata duan brenda gjirit të së djathtës evropiane.

Në angazhim ndërkombëtar pra, PD-ja është praktikisht e eliminuar. Të paktën deri sa të zgjidhë çështjet e brendshme.

Nga ana tjetër, edhe në shahun politik shqiptar të djathtët po luajnë dobët.

Fjala bie, zgjedhja e Presidentit të Republikës, mund t’i jepte një dorë të mirë konstruktive opozitës.

Mjaftonte që ata të bënin gati një emër, të mblidhnin 20 firma për të dhe t’ia dërgonin mazhorancës për ta votëbesuar (ose jo) në Parlament.

Kishin madje dy raunde të plotë (dy javë), për të arritur në një konsesus të brendshëm.

Më e keqja që mund të ndodhte, ishte që nga radhët e Partisë Socialiste, të mos pranohej e mos votohej emri – supozohej se do të ishte emër i gjithëpërfshirë e gjithëpranuar, konsensual.

Kështu, PD-ja do të arrinte t’ja linte socialistëve topin në portë, si fajtorë për një arrogancë politike dhe mosdëshirë për të bashkëpunuar politikisht, duke qenë se numrat i kanë tashmë gati.

Ajo që ndodhi gjithsesi, ishte se nga demokratët, paradoksalisht nuk u dorëzua asnjë emër për votëbesim!

Po flasim për një opozitë të tërë, me 63 mandate parlamentare, ku 50 i gëzojnë vetëm demokratët dhe 13 të tjerë aleatët.

Pse nuk u dorëzua asnjë emër? – lind pyetja.

A nuk ka vallë emra të tillë aq të lartë, sa të tejkalojnë ndasitë politike? Fundja, disa edhe u përfolën mediatikisht, si Visar Zhiti apo Neritan Ceka.

Logjika në fakt të shtyn më shumë të mendosh se emri nuk u propozua, sepse nuk kishte 20 zëra të përbashkët nga opozita (ajo e pranuara prej mazhorancës) për të qenë kandidaturë legjitime.

Edhe në këtë rast, bisedime nga socialistët me Berishën nuk ka dhe ky i fundit, e gëzon realisht mbështetjen e shumicës së deputetëve demokratë. Ndaj, ka shumë gjasë të mendohet se Berisha nuk e lejoi propozimin e një emri dhe në vend që të kishim denigrim për nga mazhoranca, kemi denigrim për nga opozita, pasi nuk mori pjesë aktivisht në proces.

Në angazhim kombëtar pra, PD-ja është sërish e eliminuar, sepse me Berishën nuk dialogon askush, përveç atij vetë dhe sojit të tij në PD.

E thënë thjesht? PD-ja – në mos e vdekur – është në vegjetim të plotë. Dhe viktima e vërtetë e këtij vegjetimi mbetet demokracia e brishtë shqiptare.

Fatkeqësisht për PD-në, që të ringjallet, duhet të presë. Të presë vdekjen politike të doktorit. Nëse ja del të mbijetojë!

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vera: 02/06/2022 03:08

    Ndersa ne PD vetem "vdwkja" politike ose makar fizike i "shpeton", ketej nga kami mafiokomunist vetem jetgjatesia stoike e Rames garanton rilindje te perjetshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?