Rinia ‘lexon’ telefonin! 20-vjeçari bën diferencën, me bibliotekë në dhomë: Librat kushtojnë, por me pak kursim ia dal

Dita Botërore e Librit e gjen më të zbehtë se kurrë dëshirën dhe vullnetin e të rinjve shqiptarë për të lexuar.

Të pyetur se cili është libri i fundit që kanë lexuar, të rinjtë thonë për Report Tv se nuk e kanë shumë mirë marrëdhënien me librin.

Leximi tek të rinjtë shihet si sfidë edhe për Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare Piro Misha.

“Sfida e madhe janë të rinjtë. Ju e patë edhe sot këtu që kishte të rinj, por prapë është një sfidë t’i mbash ata afër leximit. Kështu që është një problem shumë kompleks, por unë mendoj që përbën një sfidë jo thjeshtë për bibliotekat, por për të gjithë shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Pse e shihni problem kompleks? Sepse lidhet me një strategji  afatgjatë, lidhet me investimet dhe me  idenë se kultura nuk është vetëm Tirana”, u shpreh Piro Misha.

Në Ditën Botërore të Librit, qytetarët mendojnë se revolucioni i teknologjisë i ka zhvendosur të rinjtë në platformat online dhe rrjetet sociale.

“Të rinjtë lexojnë Facebook-un”, shprehen qytetarët.

“Rinia rrinë andej rrugëve, nuk i kap njeri me dorë më librat”, shprehet një tjetër.

“Lexojnë goxha të rinjtë, ata telefonat po,  librat jo”, thotë një qytetar.

Ata që lexojnë rregullisht, shihen sot si raste përjashtimore. I tillë është edhe 20-vjeçari Ani Hysa, prej 4 vitesh besnik i leximit dhe frekuentues i rregullt i bibliotekës komnbëtare.

“Unë lexoj romane, në fakt poezia është e bukur, por romanet më tërheqin më shumë. Novela, lexoj të gjitha zhanerat. Mund të jetë romancë, zhaner motivues, apo e zhvillimit personal”

Gazetarja: Cili është libri i fundit që keni lexuar, apo që po lexoni?

“Sot mbaroj librin “ Sepse të dua” nga Guillaume  Musso”.

Librat janë të kushtueshëm shton ai, por me ato pak kursime ia del, madje ka krijuar edhe një bibliotekë të vogël në shtëpi.

“Kam një bibliotekë në dhomën time që e mbaj vetëm me librat e mi. Librat kushtojnë, për shembull nëse do të lexosh 3 libra në muaj, të duhen nja 50 mijë lek. Por arrij t'i siguroj, bëj planet e mija si të thuash. Arrij t'i blej”, përfundoi 20 vjeçari.

Marrëdhëniet jo fort të mira të të rinjve shqiptarë me librin, e pohojnë edhe librashitësit, të cilët jashtë kamerave thonë se nuk ka shitje. Ata pak lexues që zgjedhin të blejnë janë kryesisht të moshës 30 deri në 50 vjeç.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet

Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet