Rinis drejtësia në dhjetor,opozita:
'JO' pa vendosur për Vetingun

Rinis drejtësia në dhjetor,opozita:<br />'JO' pa vendosur për Vetingun
Nis faza e dytë e Reformës në Drejtësi. Euralius, OPDAT dhe ministria e Drejtësisë kanë sjellë në Kuvend paketën e re të ligjeve të reformës, ndërsa komisioni i posaçëm i drejtuar nga Fatmir Xhafa do të nisë shqyrtimin brenda muajit dhjetor.
 
Por opozita e bën të qartë se nuk ka ndërmend të shqyrtojë asnjë nismë, pa u marrë më parë vendimi i kushtetueses për ligjin e Vetingut. Këtë e konfirmon për Report Tv, Keltis Kruja.
 
"Pa u sqaruar pozicioni i ligjit të Vetingut nuk kemi pse procedojmë asnjë nga lgijet te tjera. Është shumë i rëndësishëm vendimi i Kushtetueses për ligjin.
 
Mendoj që edhe puna jonë si komision është në varësi të vendimit të Kushtetueses, pasi Vetingu është guri i themelit të Reformës në Drejtës
i" tha ai për Report Tv.
 
Kodi i drejtësisë penale për të mitur, Kodi i Procedurës penale, ligji për policinë gjyqësore, për ekzekutimin e vendimeve penale janë ligjet e radhës që do të plotësojnë ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut, pas paketës së parë të emergjencës të përbërë me 7 ligje, kryesori prej të cilëve ndodhet i ankimuar në gjykatë.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)