Me mbylljen e të gjithë kampionateve elitare tashmë është koha për Kupat e Europës me Champions dhe Europa League.
Sot rinis Europa League edhe sipas formatit të përcaktuar më herët nga Uefa për shkak të pandemisë me një numër më të reduktuar ndeshjesh. Interi një prej favoritëve zbret në fushë duke nisur nga ora 21:00 dhe do të përballet me Getafen. Tekniku Antonio Conte është shfaqur më i qetë në konferencë dhe ka thënë:” Për ne është një kompeticion i rëndësishëm që duam ta fitojmë. Duhet të japim gjithçka ndaj një kundërshtari të fortë”. Pas “shpërthimit” në fund të kampionatit duket se ka një pakt mes Contes dhe klubit dhe zikaltërit duan fazën çerekfinale. Sa i përket formacionit lojtarët janë të gatshëm dhe do luajnë me më të mirët por Eriksen pritet në pankinë dhe Sanchez mund t’i zërë vendin Lautaros. Inter-Getafe luhet me tek ndeshje se kush do vijojë më tej.
Për 1/8 e Europa League sot luhen edhe tre ndeshje të tjera ku Manchester United pret austriakët e Lask Linz pasi ndeshjen e parë e ka fituar 5-0 dhe dueli sot duket thjesht formalitet për të kaluar në çerekfinale. Po ashtu luhen edhe ndeshjet Shakhtar Donetsk-Ëolfsburg dhe Kopenhagen-Istanbul Basaksehir të gjitha në Gjermani./ Përgatiti Andi Kapxhiu