TIRANË - Pas njoftimit të ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto se do të lejohet qarkullimi në Ibë, për aksin Tiranë-Elbasan policia ka dhënë disa detaje. Në kilometrin e 11 në Ibë, i cili ishte bllokuar për shkak të rrëshkitjes së dherave, policia njofton se do lejohet qarkullimi vetën në një kah të levizjes.

Policia thekson se do lejohen vetem mjete e vogla dhe ato deri ne 3.5 ton. Nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë segmet rrugor autobuzët dhe kamoonët e rëndë.

"Në këtë segment do ketë patrulla të Policisë Rrugore të cilat do alternojnë lëvizjen e mjeteve dhe nuk do lejojnë qarkullimin e autobuzëve dhe kamionëve", theksohet në njoftimin e Policisë së Shtetit. 

Në rast të kushteve të pafavorshme të motit (reshje të vazhdueshme)  do të  bëhet nderprerja e menjëhershme e qarkullimit të mjeteve. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)