Rinis seanca, Ruçi fton opozitën të respektojë procedurat


Kryetari i grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruçi Foto:ATSH, ARKIVE
TIRANË, 5 Mars/ATSH/.- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, me rinisjen e punimeve të seancës, ftoi deputetët e opozitës të respektojnë procedurat parlamentare. Ai shpreu gadishmërinë e mazhorancës për të mbledhur Këshillin e Legjislacionit dhe për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike per shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.
"Të mblidhet Këshilli i Legjislacionit, ta shqyrtojë kërkesën dhe të paraqesë raportin e më pas të futemi në proces votimi", tha Ruçi, ndërsa i bëri thirrje opozitës të respektojë procedurat, por dhe opinionin publik dhe atë ndërkombëtar.
"Jemi para opinionit të partnerëve tanë ndërkombëtarë që tashmë i kanë braktisur llozhat në sallë për të mos ndjekur këtë inskenim jodemokratik dhe joprocedurial", tha kreu i grupit të PS-së.
Në këto momente e ka marrë fjalën ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa deputetët e PD-së kanë rrethuar foltoren e parlamentit, në përpjekje për të bllokuar vazhdimin normal të punimeve të Kuvendit. /a.s/ /a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS