Rinis Superliga, Kukësi mposht
Vllazninë 1:0 në Shkodër/VIDEO

Rinis Superliga, Kukësi mposht<br />Vllazninë 1:0 në Shkodër/VIDEO
Kukësi e nis me fitore fazën e tretë të Kategorisë Superiore duke mposhtur Vllazninë 1-0.

Në ndeshjen e parë të javës së 19-të, verilindorëve u ka mjaftuar një gol i të zakonshmit Pero Pejiç për të marrë tre pikë të arta ne "Loro Boriçi".

Vllaznia rezistoi mirë në pjesën e parë, madje edhe në të dytën por kur dukej se gjithçka do mbyllej pa gola, vjen goli i Pejiç në minutën e 84-të.

Kukësi vijon të jetë në vend të parë me 39 pikë.

Tani radhën e kanë rivalët. Të shtunen luhen ndeshjet e tjera të kësaj jave. Skendërbeu pret Flamurtarin, Partizani luan në Gjirokastër me Luftëtarin dhe Tirana në Durres ndaj Teutës vendase.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos