TIRANË- Pas anullimit, rinis testimi i dytë për oficerët e Policisë, që konkurojnë për gradën “Komisar”. Në total janë 460 policë që kanë aplikuar për të marrë gradën “Komisar”, ndërsa testimi do zhvillohet në 4 ditë dhe është i ndarë sipas drejtorive vendore në çdo qark.
Teza e provimit ka 100 pyetje dhe ndryshe nga testimi i parë, këtë herë provimi është i gjithë me pyetje me alternativa dhe jo pyetje me shtjellim.
Oficerët e Policisë do ta marrin përgjigjen menjëherë sapo përfundon provimi, pasi teza korrigjohet me një pajisje elektronike që quhet “skantron”. Sipas Policisë së Shtetit, marrja e përgjigjeve në moment, shmang çdo lloj abuzimi apo akuze për kopjim.
Në testimin e parë që u zhvillua më 7 nëntor, Drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu vendosi anullimin e rezultatit për faktin se policët që fituan gradën “Komisar” u akuzuan për kopjim dhe se para testimit, kishin marrë pyetjet që kishte teza.
Akuzat ndaj komisionit ishin disa, ku përfshihet edhe marrja e rryshfetit. Për anullimin e testimit të datës 7 nëntor, ka nisur edhe një hetim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, ndërsa urdhëri i Ardi Veliut ka përfunduar edhe në Prokurorinë e Tiranës.
Disa prej atyre që sot fitojnë gradën e ‘kryekomisarit’ me anë të konkursit, më parë kanë qenë në gjyq me Ministrinë e Brendshme apo Policinë e Shtetit dhe e fituan këtë hap të karrierës së tyre ushtarake me anë të vendimeve gjyqërore. Ndërsa disa të tjerë rezultojnë se kanë patur probleme me titullarët më të lartë të Policisë së Shtetit dhe për më keq edhe janë përjashtuar nga radhët e saj.
Policia e Shtetit bën me dije se emrat e policëve që kanë fituar gradën “Komisar” do të publikohen në datën 24 nëntor.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Beteja në PD për anëtarët e KZAZ, cilën listë duhet të regjistrojë KQZ?
-
Berishës
18%
-
Alibeajt
74.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 1455
Lajme të tjera
-
Rrumbullaku vizitë pune në Itali: Bashkëpunim policor dypalësh në luftën kundër të kërcënimeve kriminale që prekin të dyja vendet
24 Janar, 08:54
-
Vdekja e Lear Kurtit nga mbidoza pas arrestimit, Raporti i Avokatit të Popullit: Policia mund të parandalonte ngjarjen! Ja rekomandimet
17 Janar, 17:03
-
Tërmeti/ Vlerësohen dëmet ne 4 banesa në Zall-Bastar! Veliaj: Së shpejti miratohen ndihma për riparimin e dëmeve
17 Janar, 16:51
-
Ka në të gjithë vendin? Pas largimit në Shkodër, policia ‘në këmbë’ për të zbuluar ‘kamerat spiune të krimit’! Rrumbullaku urdhër të gjitha drejtorive
16 Janar, 15:31
-
Skënder Doda, një jetë në polici, sot falënderon Zotin: Isha me fat, nuk m’u vra asnjë efektiv, nuk vrava askënd! Trazirat e ‘97-s sfida më e madhe
15 Janar, 19:26
-
Bonusi 10 mijë lekë për Policinë e Shtetit nga 'Pakoja e Madhe', efektivja: Lehtësim dhe vlerësim për lodhjen e sakrificën! Kemi besim se situata do kapërcehet më shpejt
14 Janar, 12:07
-
Karburanti kontrabandë nga Libia, 13 të arrestuar, 3 shqiptarë! Pronari, kapiteni dhe 2 marinarët e anijes u kapën me 62 mijë litra naftë në Durrës
14 Janar, 10:46
-
Rrumbullaku nderon Dëshmorët e Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës
13 Janar, 16:07
-
Festë mes sfidave, policia e Shtetit ‘mbush’ 110 vjeç! Rrumbullaku- efektivëve: Kush na përbalt e përjashtojmë
13 Janar, 09:32
-
Porositë e Ramës në takimin me drejtuesit e policisë: Godisni zyrtarët e korruptuar! Zbardhni misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt
12 Janar, 11:23
-
Rama mbledh drejtorët e policisë në qarqe te 'Vila 30' në Tiranë, i pranishëm edhe kryepolici Rrumbullaku
11 Janar, 21:21
-
Paraqiteshin si zyrtare dhe vendosnin gjoba në biznese, në pranga 3 mashtrues: I duam për kryebashkiakët! U kapën duke i marrë 13 mijë euro biznesmenit në Kamëz
10 Janar, 11:50