Detaje të reja pse u anulua testimi për gradën ‘Komisar’/ Shpallen 30 fituesit për ‘Kryekomisar’ (EMRAT)

Detaje të reja pse u anulua testimi për gradën ‘Komisar’/ Shpallen 30 fituesit për ‘Kryekomisar’ (EMRAT)

Foto ilustruese

Zbardhen detaje të reja për anulimin e testit për gradën ‘Komisar’. Sipas burimeve të gazetës Shqiptarja.com testimi është anuluar, pasi punonjësit që kanë garuar kanë mbajtur telefonat me vete në sallë, mbi tavloina, teksa po zhvillonin provimin dhe gjithashtu kanë komunikuar me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që burime për Report Tv pohuan dje se nga përgjimet nga struktura e kontrollit të brendshëm në Policinë e Shtetit u zbulua se teza e testimit për gradën në polici ishte shitur 48 orë para provimit. Jo zyrtarisht në përgjime rezulton se flitet për vlera të shitjes së testit nga 2500-4000 euro nga një aplikant tek tjetri (Lexo këtu).

Ndërkohë që pas kallëzimit penal në Prokurorinë e Tiranës, pritet që javën e ardhshme të dëshmojnë nga kryepolici Ardi Veliu, zëvendësit e tij e po ashtu edhe Bilbil Mema, drejtori i Akademisë së Sigurisë. Në rrethin e të dyshuarve rezultojnë edhe anëtarët e Komisionit dhe ata të ruajtjes së dokumenteve sekrete.

E ndërsa për gradën ‘komisar’ u anulua testimi, janë shpallur fituesit për gradën ‘Kryekomisar’. Për këtë gradë rezultojnë fitues vetëm 30 kandidatë nga 130 që ishin vendet e lira. Fituesit kanë arritur që të grumbullojnë vetëm 70 pikë në gradën për ‘Kryekomisar’ në fazë e parë të testimit që u zhvillua në datë 12 nëntor në Akademinë e Policisë së Shtetit.

Fituesit e gradës ‘Kryekomisar’
Ilir Proda
Elidon Çela
Enver Levani
Arjan Zoto
Endrit Trupja
Vitore Qarri
Edasarela Mustafaraj
Saimir Goga
Alban Dautaj
Ilirjan Delilaj
Blerina Bajollari
Oltion Zeqo
Pjerin Voci
Bardhyl Saliu
Gjenovefa Budo
Erdit Receku
Edmond Meshini
Gentian Diko
Petrit Milkurti
Behar Kraja
Valmir Nikolli
Ledio Ibrahimi
Gentian Keshi
Fadil Veli
Gertian Brovina
Behar Ganci
Kesmet Sejati
Donetin Papa
Vullnet Silaj
Romeo Cicolli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)