Rinisin reshjet e dëborës/ Vijojnë të jenë të bllokuara disa fshatra në Kukës dhe Shkodër

Rinisin reshjet e dëborës/ Vijojnë të jenë të bllokuara disa fshatra në Kukës dhe Shkodër

Foto ilustruese

Në veri dhe verilindje të vendit reshjet e dëborës kanë rinisur, ku situata vijon të jetë problematike në disa fshatra e ku reshjet kanë qenë prezente gjatë orëve te mbrëmjes të hënën. Ndërkohë, ditën e sotme priten reshje mesatare në të gjithë vendin, kryesisht në formë dëbore, në zonat malore të Verilindjes të cilat do të zbresin deri në 300m lartësi, në qarqet Shkodër dhe Kukës.  Reshje pritet të ketë edhe në jug, kryesisht në Vlorë dhe Gjirokastër me intensitet mesatar.  Sa i përket temperaturave minimale dhe maksimale të ajrit ata pritet të arrijnë 7 deri në 13 gradë celsius, në zonat bregdetare dhe në vendet e ulëta 5 deri në 13 °celsius, ndërsa  në vendet malore ato priten të jenë më të  ulëta duke lëvizur nga 6  deri në -2 °C.  

Gjithashtu sipas Institutit të Gjeoshkencave dhe Mjedisit (IGJEUM) bëhet me dije se gjatë ditës së sotme era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në jug të vendit dhe në zonat malore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro