TIRANË, 6 Shkurt / ATSH / - Reshjet e dendura te shiut qe kanë rinisur gjatë natës kane rritur sërish nivelin e ujit në lumenj, qe ishte ulur një ditë më parë pas rënies së intensitetit të shiut.
Ka qenë pikërisht kjo situatë e parashikuar nga meteorologët arsyeja edhe për thirrjet e autoriteteve që banorët e evakuuar nga zonat e përmbytura të mos kthehen nëpër banesat e tyre.
Shirat që kanë nisur prej nje jave tashmë kanë mbuluar rreth 17 mijë hektarë tokë dhe kanë përmbytur edhe dhjetra banesa, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por edhe në bujqësi dhe bagëti në disa zona.
Në Vlorë vazhdon te monitorohet situata e prurjeve te lumit të Vjosës e po ashtu edhe ne zonen e Gjirokastres, ku pritet që të shtohen ndjeshëm prurjet e lumejve. /a.ke/









