Rinovohet kontrata për skanimin
e kontenierëve,debate në parlament

Rinovohet kontrata për skanimin<br />e kontenierëve,debate në parlament
TIRANË - Kuvendi votoi këtë marrëveshje me 73 vota pro ndërsa opozita votoi kundër. Ajo që ra në sy ishte fakti se mungoi përsëri kuorumi për 84 vota për të miratuar disa projektligje me shumicë të cilësuar. Në fund të seancën ishte kryetari i kuvendit Ilir Meta që deklaroi se ditën e martë në Tiranë do të zhvillojë një vizitë edhe president i parlamentit Europian Martin Shuls. Ku me këtë rast është parashikuar edhe një seancë solemne.


Reforma në Drejtësi, PS nuk i'a jep anëtarin plus opozitës
Kërkesa e opozitës për përfshirjen në rend të ditës të kërkesës së opozitës për ndryshimet në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, për t'i dhënë të dhënë opozitës të drejta të barabarta ka shkaktuar edhe debatet e para të seancës së sotme në Parlament. 

Fjalën nga opozita e ka marrë, deputeti Eduard Halimi i cili bëri të ditur se dy ditë më parë grupi i deputetëve të PD-së dhe PR-së i kanë përcjellë një shkresë Kuvendit ku kërkojnë ndryshimin e vendimit për ngritjen e komisionit të posaçëm, duke propozuar emrat e anëtarëve.

“Ne kërkojmë të futet në rend dite ndryshimi i këtij vendimi, që opozita të marrë pjesë dhe t’i hapet rruga përfaqësimit të saj në komision”, tha Halimi.

Por kjo kërkesë është refuzuar nga kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi për shkak se deputetët e mazhorancës nuk janë njohur me këtë dokument duke theksuar se  "rregullat nuk ndryshojnë në mes të lojës".

"E përshëndes opozitën që më në fund vlerëson që qëndrimi i deritanishëm për t’u mos u bërë pjesë e Komisionit Përkatës për Reformën në Drejtësi nuk ishe i duhur, është e mirëpritur. Nuk jam njohur me përmbajtjen e ndryshimit. E para rregullat e lojës nuk ndryshojnë në mes të lojës."- tha Ruçi.

Në debatin mes palëve ndërhyri kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili sugjeroi për më shumë kohë në diskutimin  kësaj çështje.

“Sugjeroj të mos e vazhdojmë këtë debat, se ndoshta do të duhet kohë për ta biseduar më tej këtë problem mes  kryetarëve të grupeve. Ndoshta mund të na duhet të mbledhim dhe Konferencën e Kryetarëve, pasi nga ana proceduriale kemi të bëjmë me një ndryshim të vendimit të Kuvendit. Le t’i lëmë vetes më shumë kohë për ta shqyrtuar çështjen”,- u shpreh Meta.



Debati Halimi-Ruçi
Eduard Halimi: Ju kemi dërguar dy ditë më parë një shkresë. Në këtë seancë duhet të futet në rend dite edhe ndryshimi i vendimit për komisionin e posaçëm për Reformën në Drejtësi në mënyrë që opozita të bëhet pjesë e këtij komisioni.

Gramoz Ruçi: E përshëndes opozitën që më në fund vlerëson që qëndrimi i deritanishëm për t’u mos u bërë pjesë e Komisionit Përkatës për Reformën në Drejtësi nuk ishe i duhur, është e mirëpritur. Nuk jam njohur me përmbajtjen e ndryshimit. E para rregullat e lojës nuk ndryshojnë në mes të lojës. Komisioni përkatës është drejt përfundimit të mjaft problemeve që përmban reforma. Ndryshimi i rregullave të lojës në fund të lojës nuk mund të bëhen. Propozimi i bërë flet që kjo reformë të mos konkretizohet por të bllokohet. Për ndryshimin nuk jemi të gatshëm, për plotësimin e vendeve vakant jemi të gatshëm të hyjë në rendin e ditës.
 
Eduard Halimi: Nuk e di nëse zoti Ruçi e ka këtë qëndrim të vetin apo të konsultuar. Do doja ta kishte personal dhe jo në emër të qeverisë. E kam bërë të qartë që gjatë këtyre muajve ka pasur takime intensive me partnerët ndërkombëtare. Kërkesat nuk kanë të bëjnë as me bllokimin e reformës as me ndonjë të drejtë vetoje por me kërkesën e BE për një reformë konsensuale dhe një bashkëpunim gjithë përfshirës për hartimin e Reformës në Drejtësi që deri tani nuk është bërë asnjë gjë. Mbas marrjes së këtij informacioni nuk dimë nëse partnerët tanë ndërkombëtarë do jenë zhgënjyer apo gënjyer nga PS por ky është konkluzion i përcjellë nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Kërkoj që ky proces të vijojë ose të thuhet se ata kanë gënjyer partnerët ndërkombëtar. 
 
Gramoz Ruçi: Kur flas në Kuvend përfaqësoj PS. Nuk është bërë asnjë gjë thoni ju, se partnerët ndërkombëtarë nuk kanë thënë të njëjtën gjë me atë që pohoni ju por kanë vlerësimin maksimal për atë që është bërë. Dakord që duhet të jetë konsesuale dhe gjithëpërfshirëse. Të vetmit që i mungojnë punës së bërë jeni vetëm ju, mirë se vini për të plotësuar mangësitë! Të tjerat janë në kohën dhe momentin e duhur, ju jeni jashtë kohe dhe jashtë vendi. Jeni të mirëpritur!
 
Eduard Halimi: Ky është zhvillim krejt i papritur. Nëse do përgënjeshtroni ambasadorët e vendeve që ndoshta s’kanë folur me ju por drejtuesit tuaj kjo është çështja juaj. Po përgënjeshtroni partnerët ndërkombëtarë. Ne e kemi të qartë që ju për të bërë reformë në drejtësi nuk keni ndërmend.

Ilir Meta: Sugjeroj të mos e vazhdojmë këtë debat, se ndoshta do të duhet kohë për ta biseduar më tej këtë problem mes kryetarëve të grupeve. Ndoshta mund të na duhet të mbledhim dhe Konferencën e Kryetarëve, pasi nga ana proceduriale kemi të bëjmë me një ndryshim të vendimit të Kuvendit. Le t’i lëmë vetes më shumë kohë për ta shqyrtuar çështjen.
Program i BE për Punësimin e Inovacionin Social

Pr/ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e BE për punësimin dhe inovacionin social (EASI)”.

Ora 17:00 Vokshi - Klosit:  Nuk prisja që ju të mbronit drejtoreshën e jetimores
Menjëherë pas ministrit Klosi, fjalën e mori sërisht deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e cila tha se nuk e priste këtë reagim nga ai, duke thënë se me reagimin e tij po mbron drejtoreshën.

“Përsa i përket kritereve, unë i kam pyetur personat në shkodër dhe ata na kanë thënë nuk e dimë, nëse ju i dini tregojuani dhe atyre personave. Më zhgënjyese ishte përgjigja juaj për ngjarjen e shkodrës. Nuk e prisja që ju të mbronit drejtoreshën . Sepse fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për bukë dhe ujë, por përveç këtyre kanë nevojë edhe për gjëratë tjera. Shkodra gjithmonë ka votuar djathtas dhe ju dy ngjarjet e fundit që ndodhën në shkodër u munduat t’ja hidhnit fain qëverisë së kaluar. Por përpiquni që ngjarje të tilla ti ndaloni të ndodhin përsëri në të ardhmen”, - tha Vokshi. 
vokshi
Ora 16:50 Skandali në jetimore, Klosi: Ne morëm të gjitha masat, ja fotot si i latë ju
Skandali në jetimoren e Shkodrës nuk ka kaluar pa u diskutuar edhe në parlament. Ka qenë deputetja demokrate Albana Vokshi ajo që e ka risjellë edhe një herë për të gjithë shqiptarët këtë ngjarje teksa po diskutohej Program i BE për Punësimin e Inovacionin Social.

Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi gjatë fjalës së tij tha se nuk e priste që në parlament të riktheheshin për tu diskutuar dy ngjarjet e rënda që ndodhën në shkodër: Vrasja e dy turistëve çek dhe njarja në jetimore.

Ai tha se janë marë masat për të tre edukatoret që ishin të përfshira në video. Klosi solli disa foto të disa qendrave ku tregohej gjendja e tre para dy viteve dhe se si ishin transferuar ata sot.

“Projekti që ne po miratijmë sot është një mundësi më shumë për të gjithë ata që duan të ecet përpara në këtë drejtim.
Mendova se do kishit një lloj frike dhe ndrojtje për të ngritur historitë që ndodhën në shkodër: Vrasjen e dy trueistëve çek dhe atë që ndodhi në jetimore. Ne morëm masa për të tre edukatoret që ishin të përfshira në video. Dje isha vetë atje dhe bëra disa takime dhe neës kemi takim me të gjikthë punonjësit social në të gjithë vendin për të përcaktuar disa kruitere për menaxhimin dhe funksionimine punës në këto institucione. Ajo që unë vura re dje atje ishte se të gjitha ato edukatore kishin mbi 20 vite që punonin në atë administratë dhe i kishin kaluar të gjitha partitë në administratë. Edhe në atë qendër fëmije ju doni të bëni politikë por për ju është e vështirë sepse ndryshimi në atë qëndër në këto dy vite ka qenë marramëndësh. Para dy vitesh infrastruktura aty ishte skandaloze, fëmijët hanin bukë me sheqer, me fatura të papaguara. Dhe tashmë është një situatë krejt tjetër.  Dhe ja ku janë fotot reale se si ndryshon qendra kur ka një menaxhim të mirë. Nëse flasim për infrastrukturë këto foto e tregojnë më së mirë këtë. Ajo që ka ndodhur atje ka të bëjë me sistemin administarativ. Ai ka degraduar komplet. Shkoni dhe shikoni qëndrën e të moshuarve në shkodër.  Shkoni dhe bëjini ndonjë foto dhe tregojuani qytetarëve shqiptarë që ta kuptojnë atë qëndër. Shkoni bëni ndonjë foto në qendrat ku menaxhoni ju dhe bëni krahasimin. Hajdeni nesër që sëbashu tu flasim të rinjve se sit ë menaxhojnë fondet që ne do tu vëmë në dispozicion. Ne kemi një mundësi më shumë të flasim dhe fjalën ta përdorim në të mirën e fëmijëve të shkodrës dhe të familieve atje. Ndaj së bashku hajde të aplikojmë këtë reform. Bëjuni dhe ju më solidarë që të këmi sa më pak ngjarje si ajo e shkodrës
”, tha Klosi.
 klosi

Ora 16:15 Vokshi: Eksodi i shqiptarëve vijon, dhjetra familie janë larguar së fundmi
Shëndetësia përmendet që në rrjeshtin e parë të Raportit Europian ndaj në këto drejtime duhet të punohet shumë.

Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit teksa po diskutohej program i BE-së për Punësimin e Inovacionin Social, deputetja demokrate, Albana Vokshi u ndal tek eksodi, një nga problemet që ngriti ditën e djesh me edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo tha se gjatë ditëve të fundit në very të vendit janë larguar dhjetra familie.
 
Më tej ajo akuzoi qeverinë se nuk po bën asnjë përpjekje për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjë, të cilët duke mos pasur mundësi punësimi zgjedhin të qëndrojnë nëpër kafene, nëpër pika llotosh ahe të largohen nga vendi.

“Një nga shqetësimet e Merkelit ishte eksodi. Këto 2, 3 ditë janë larguar në veri të shqipërisë dhjetra familie ndaj dhe ne si opozitë nuk do lodhemi duke i përmendur çdo dotë problemet që po prekin çdo ditë qytetarët.
Rama i ka bërë gratë kategori të papërfillshme në tregun e punësh dhe në pagat.
Të rinjtë nuk u jepet asnjë alternativë e as një vend punë dhe redden kafeve e pikave të basteve se mund të fitojnë ndonjë lek ashtu duke mos punuar (qyl) dhe një pjesë tjetër kanë martë rrugët e emigracionit. Rinia jonë është fantastike, energjitike. Ndaj ne si opozitë votuam pro këtij projektligji.
Do i kërkoja më shumë transparencë Ministrit të Mirqënies Sociale dhe Rinisë në inplementimin dhe transparencën e fondeve sepse paraardhësi i tij ka qenë i dyshimtë. Ka patur vetëm retorikë dhe asgjë konkrete. Ky mashtrim ishte edhe pjesë e fushatës së tij të fundit. Mashtrimi me punësimin është babzia juaj më e keqe. Ju keni votuar kundër kësaj nisme të cilën e keni sjellë sot këtu”, -  
tha Vokshi

Pr/ligji për ndryshimin e marrëveshjes me S2 ALBANIA”, SH.P.K. dhe “RAPISCAN SYSTEMS” INC për skanimin në dogana

Ora 15:39  Braçe: Koncesionit të pullave i mungon sistemi ‘track and trace’, pullat nuk gjurmohen 

Kryetari i komisionit të ekonomisë sot në foltoren e kuvendit tha se është,absurde që gjysma e vlerës së një biznesi 360 mln eurosh, shitet 500 lekë duke dencuar kështu denoncoi dy koncesione, të pullave fiskale dhe të ngjyrosjes së karburanteve në 2009 . Braçe gjithashtu i tha Bodes se nuk duhet të akuzoi mazhorancën pasi ai i ka bërë vetë shumë gjëra që akuzon, gjithashtu lidhur me reformën në drejtësi Braçe i tha deputetëve të opozitës se nuk e duan atë prandaj se pranojnë


Ora 15:00 Marrëveshja për skanimin në dogana,Cani:Kontrata e përmirësuar
Ministri i Ekonomisë, Shkëlqim Cani gjatë fjalës së tij në Paralment për ndryshimin e marrveshjes me Rapiscan për skanimin në dogana tha se është mjaft favorizues për biznesin shqiptar.

“Biznes është ai që ka interes nga miratimi i kësaj marveshje. Me biznesin çfarë ndodh? Pagesa do të kryhet në bazë të deklaratave doganore. Për 15 vite pagesa do të jetë jo më shumë se 22 euro për deklaratë e cila ka premise që të ulet. Deklaratat më pak se 1 mijë euro do të paguajnë 5 eur. Dhe nëse ka deffiçensa në vitet e para buxheti do mbulojë të ardhurat. Për qytetarin kjo ishte një kontratë pa limit, pa fund. Kjo do zgjaste nëse skaneri i fundit nuk do të vihej në punë. Do ishte pa fund edhe nëse pala investuese nuk do të merte shumën që i takonte”, - tha Cani.

Ora 14:00 Berisha ngre në këmbë deputetët: Të mbajmë 1 min heshtje për Srebrenicën
Deputetët e Parlamentit shqiptar kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e masakrës në Srebenicë të ndodhur 20 vite më parë.

Ftesën për mbajtjen e heshtjes në shenjë nderimi për viktimat e bëri ish-kryeministri Berisha i cili dënoi edhe aktin e shëmtuar sipas tij që Rusia vendosi Veton në Këshillin e Sigurisë në OKB për të mos e cilësuar si genocid. 

“Të dënojmë qëndrimin e Putin që ndaloi në KS të OKB të quante gjenocid masakrën e Srebrenicës. Kujtoi se kështu i shpëtoi nderin Serbisë, ose Rusisë së vogël në Ballkan. Ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje në nderim të viktimave në Srebencië 20 vite më parë.”- tha Berisha.



Ora 13:45 Topalli:Merkel e tha qartë s’ka edhe integrim edhe azil kërkues
Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj komentoi vizitën e kancelares gjermane në Shqipëri duke theksuar se Merkel e bëri të qartë se nuk mund të ketë edhe integrim edhe azilkërkues.

Topalli u ndal te pyetja se çfarë i ka shtyrë shqiptarët të largohen në masë që sipas saj nuk është parë ky migrim prej fillim viteve 1990.

“67 % e  të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi. Sipas statistikave 5000 shqiptarë ikin nga vendi. Problemi është se pse eksodi i muajve të fundit ka marrë këto përmasa, pse 67 % e të rinjve s’kanë më shpresë. Merkel e prerë një vend nuk mund të jetë evropian nëse ka qytetarë që kërkojnë azil. Ata nuk kanë më shpresë. Korrupsion një monstër i përhapur kudo. Sot dy njerëz kanë kapur një superpushte një përbindësh numrash. Nuk ka vizion tjetër veç benotozimit. Rilindja ka dështuar. Nuk mund të vijoni ëthanin kek mbi shpinën e një populli që po zbrazet duke ikur për azil."- tha Topalli.



Ora 13:22 Ervin Bushati: S’heqim dot koncesionin, por ulim taksën për biznesin
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati gjatë fjalës së tij në Parlament për ndryshimin e taksimit të skanimit të doganave duke ulur taksën e shërbimit që i është dhënë me koncesion shoqërisë Raspiskan deklaroj se qeveria nuk ndalet nga pamundësia për të anuluar koncesionin.

Sipas tij edhe pse i pamundur anulimi i koncesionit të firmosur nga qeveria Berisha, të cilin ai e vlerëson si jo korrekt, qeveria aktuale ka gjetur një zgjedhje duke ulur taksën çka do të sjellë uljen e saj me rreth 45 % .

“Diskutojmë një ligj që do të ulim taksat për bizneset që kalojnë mallra përmes doganave. E dimë që nuk mund ta heqim dot të gjithë, por edhe përgjysmimi i saj është përfitim. Ka disa arsye pse duhet të jemi më tepër favorizues për Biznesin. Kemi një klimë të mirë, Qeveria s’mund të tërhiqet nëse nuk mund ta zhbëjë një koncesion.” –tha Bushati.
 
Më tej ai vlerësoj opozitën e cila sipas tij ka kaluar në diskutimet teknike duke lënë pas diskutimet për zgjedhjet lokale.
“Opozita ka kaluar në diskutime teknike, pas zgjedhjeve e kaluan vetëm me një seancë deklaratat politike. Sot i janë kthyer një diskutim normal. PD të bëjë analizën e humbjes dhe të merren me pr/ligje që ndihmojnë shqiptarët.”- tha Ervin Bushati.


Kuvendi diskuton Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit

Ora 12: 15 Gjermeni: Do përcaktohen qartë zonat e ndërtimit e do shtohen hapësirat publike
Ndryshimi në disa ligje për zhvillimin dhe planifikimin e territorit do të bëjë të mundur përcaktimin e qartë për zonat e ndërtimit dhe të gjitha proçedurat që duhet të ndiqen për marrjen e lejeve të ndërtimit. Ministria e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni tha se me miratimin e ndryshimeve në projektligjin për zhvillimin dhe planifikimin e territorit do të përcaktohen rregulla të qarta për menaxhimin dhe funksionimin e territorit në të gjithë vendin

“ Do të bëhet i mundur një përcaktim i qartë për zonat e ndërtimit. Agjensia Kombëtare e Zhvillimit të territorit do të ketë të njëjtat kompetenca por duke u lehtësuar nga proçesdura burogratike nga proçedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit. Por kjo proçedurë doi të varet nga një strukturë . Do të përcaktohen rregulla të qarta për menazhimin dhe funksionimin e territorit",- tha Gjermeni.

Më tej Gjermeni tha se është ndërtuar një platform udhëzuese për 61 bashkitë e vendit për menaxhimin dhe përdorimin sa më të mirë të hapësirave në mënyrë që të rriten sa më shumë hapësirat publike.

“Kemi ndërtuar një platëformë udhëzuese për 61 bashkitë për udhëzimin për ndërtimet dhe përdorimin e hapësirave territorial dhe hapësirave publikedhe përcaktimin e qartë të zonave të ndërtimit. Ne synojmë të përmirësojmë indikatorin Doing business”, - tha Gjermeni.

Duke folur për mënyrën se si do të proçedohet për dhëniene lejeve të ndërtimit Gjermeni tha se gjithçka do të bëhet online, në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata.

"Aplikimi për leje ndërrtimi do të bëhet nëpërmjet sistemit online dhe përgjigja do të kthehet po online. Kjo shmang rradhën. Aplikuesit do të mund të shohin proçedurën në kohë reale",- tha më tej ajo.

Gjermeni tha gjithashtu se hapësirat publike do të menazhohen në favor të komunitetit dhe do të shmanget zaptimi i tyre , një fenomen i cili ka qenë shumë present ndër vite. Për shtimin e hapësira tha ajo ne do të bashkëpunojmë edhe me pronarët, ku nëpërmjet marveshjeve me ta do tështojmë këto hapësira.



Ndryshimet krijojnë kushte t e nevojshme për të përcaktuar rregulla të qarta për menaxhimin e hapësiarve publike. Ndër vite hapsirat publike janë lëënë pas dore dhe jo rrallë herë janë zaptuar në mënyrë të paligjshme. Këto hapësira do të menaxhohen në interest ë komunitetit, duke krijuar lulishte ose hapësira publike. I hapet rruga përcaktimi të rregullave të qarta për menaxhimin e hapësirave publike.Do të krijohen hapësira të reja publike përmes menaxhimit të qartë dhe marveshjesh me pronarët.
Të gjitha ndërtimet për banesa dhe hapësira publike duhet të plotësojnë kërkesat dhe standartet për personat me aftësi të kufizuar. Në rast mosbatimi do të zbatohen saksione ndaj të gjithë ndërtuesve. Kjo është një kusht për marjen e lejes së ndërtimit. Këto ndryshime do të lehtësojnë proçedutat pëe marjen e lejeve të ndërtimit.
Fuqizimin e proceseve planifikuese të territorit dhe ndarjen e fuksioneve të planifikimit me ato të zhvillimit të territiri
t”, - tha Gjermeni
 
Kuvend, diskutohet strategjia ushtarake

Ora 11:45 Pirro Lutaj: SHQUP-i nuk është gjithçka, nuk janë FA-të e Shqipërisë
SHQUP-i nuk është gjithçka, nuk janë FA-të e Shqipërisë, atë e keni marrë e ta gëzoni. Ky mjedis ka ndryshuar dhe marrëdhënie tona me ndërkombëtarët kanë ndryshuar, kjo edhe falë përshtatjeve të ligjeve tona me ato ndërkombëtare. Hartimi i strategjisë ushtarake ka qenë një proces i cili ka filluar që në vitin 2012. Procesi ka qenë gjithëpërfshirës. Është kushtëzuar nga hierarkia e dokumentave strategjik. Ai merr në konsideratë modelet më të mira. Ai nis vetëm me disa supozime të cilat kthehen në argument bazë. Është e harruar në 5 kapituj siç përmendi dhe Ministria e Mbrojtjes.




Ora 11:35 Pjerin Ndreu: Strategjia, përcaktohet qartësisht se çfarë duhet të bëjmë
Është hartuar një dokument orientues, është një kornizë ku përcaktohet qartësisht se çfarë na duhet të bëjmë për rritjen e sigurisë së vendit. Ka të bëjë me filozofinë e mbrojtjes së vendit. Duke qenë pjesë e Natos, koefiçenti ynë i sigurisë është shumë më i lartë. Në dokument paraqiten edhe disa projektligje të cilat kanë në fokus zhvillimin e performancës së FA. Risia në këtë dokument i jepet rëndësi cilësisë së kapaciteteve në raport me sasinë. Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet në këtë dokument. Lufta kundër krimit të organizuar ka vite që është në një kolaps total. Është një grup i mirë organizuar që favorizon krimin e organizuar. Këta njerë më pas bëhen partner edhe në qeveri edh enë jetën tonë të përditshme. Politika e opozitës të jetë më e përgjegjëse e të flasë mbi fakte e jo e fjalë në erë. Skena ku nxjerrin para publikut skena të cilat vetë i kanë organizuar kur kanë qenë në kuvend për rreth 8 vite. Duhet mobilizim i partnerëve. Duhet që individi dhe të gjithë institucionet e shtetit dhe komisioni i sigurisë në bashkëpunim kanë një rol shumë të madh për të kryer. Ulja e shkallës së korrupsionit është një faktor i cili duhet të luftohet. Sa më i lartë të jetë korrupsioni aq më i lartë është favorizimi i krimit të organizuar për të hyrë në veprimtaritë ekonomike të vendit. Kjo e dëmton shumë elementin e sigurisë. Bashkëpunimi ndërkombëtar, është një tjetër problem të cilin ne nuk e kemi në nivele të këqija por duhet punuar për rritjen e tij që të jetë në nivelin e duhur që edhe produkti të jetë në nivelet e duhura. Ju ftoj ta votoni këtë dokument sepse u shërben të gjithë shqiptarëve.




Ora 11:15 Braho: Strategjia ushtarake me vlerë në kontekstin e sigurisë kombëtare.
Edhe për kreun e komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha se kjo strategji është dokument me vlerë në kontekstin e sigurisë kombëtare.

"Dokument mjaft me vlerë në kontekstin e sigurisë kombëtare. Konsiderata dhe vlerësime të miat. Së pari miratimi i këtij dokumenti paraqet rëndësi sepse ai aktuali nuk referon zhvillimet aktuale globale. Strategjia ushtarake e Republikës së Shqipërisë orientohet nga traktati i Uashingtonit dhe është hartuar me strategjinë e NATO­-s."-Tha Braho



Ora 11:00 Kodheli:Rishikim strategjisë së mbrojtjes së vitit 2013
Strategjia ushtarake diskutohet në seancën e sotme Parlamentare, ku Ministrja e Brendshme Mimi Kodheli ka marrë edhe fjalën e para. Gjatë prezantimit të kësaj strategjia, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se ky dokument bazohet në kushtetutë në strategjinë kombëtare dhe rishikimin e strategjisë së mbrojtjes së vitit 2013 dhe se në thelb është dokument orientues për drejtuesit civilë dhe ushtarakë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS