Rio 2016, Luiza Gega:Jam gati për
garën, dua ta shijoj në maksimum

Rio 2016, Luiza Gega:Jam gati për<br />garën, dua ta shijoj në maksimum
Atletja shqiptare Luiza Gega ka qetësuar të gjithë shqiptarët duke sqaruar se është gati për garën nesër në Lojërat Olimpike, edhe pse jo ndoshta në top formë, pasi ende e ndien dëmtimin në tendinë.
 
“Gati për nesër. Dhe pse ndoshta jo në 100% të formës time pasi dëmtimi në tendinë mbas Kampionatit Europian më ka lënë pak mbrapa me stërvitjen speciale të pengesave përsëri do jap maksimumin tim”shprehet atletja shqiptare.
 
Luiza thekson se “Janë Lojërat e para Olimpike për mua dhe dua ti shijoj në maksimum”.
 
Pavarësisht gjithçkaje që do të ndodhë nesër, atletja kuqezi deklaron se lojërat e ardhshme vijnë më shpejt se sa mendon dhe do të vij me synime shumë më të mëdha.
 
“Sporti për mua nuk mbyllet këtu lojërat e ardhshme vijnë më shpejt se ci mendojmë dhe unë do të vij me synime shumë më të mëdha.
 
Ndihem shumë me fat që kam një mbështetje shumë të madhe nga njerëzit ku urime pa fund akoma vazhdojnë të më vijnë. Faleminderit” e mbyll Luiza postimin në Facebook.
 
Edhe trajneri Taulant Stërmasi sqaroi se Luiza është gati për garën e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike.
 
Trajneri Stërmasi deklaroi se “Sot zhvilluam stërvitjen e fundit dhe Luiza është në gjendje të mirë fizike por tendina e akilit vazhdon ta shqetësojë ose më saktë ta ndiejë si shqetësim.
 
Ne shpresojmë që të mos i jap shqetësim gjatë garës pasi do ishte problem i madh.
 
Kalimi i pengesës e vështirëson edhe më shumë,gjithsesi nëse Luiza nuk do ndiejë dhimbje në tendinë atëherë finalja është e arritshme”.
 
Atletja shqiptare garon nesër dhe synimi është kualifikimi në finale, pasi konkurrenca në garën e 3000 metrave është shumë e madhe.

Luiza Gega
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron