Riorganizimi i PS, Rama mbledh nesër asamblenë në Gjirin e Lalzit! (AXHENDA)

Riorganizimi i PS, Rama mbledh nesër asamblenë në Gjirin e Lalzit! (AXHENDA)

Kryesocialisti Edi Rama

DURRËS- Kryesocialisti Edi Rama mbledh nesër në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë.  Takimi do të mbahet në një resort dhe pritet të nisë në orën 11.00 me fjalën e kryeministrit Rama.

Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja. Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë për punën e kryer.

Në axhendën e punimeve është parashikuar edhe miratimi I dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti" dhe "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.

Procesi i ri-jetëzimit të partisë, bëhet vetëm pak muaj para se të nisë zyrtarisht puna për zgjedhjet parlamentare të 2025.

AXHENDA

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit "Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti"

5. Miratimi i projekt-udhëzimit "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA"

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion