Riparimi i autostradës Tiranë-Durrës, hapet segmenti Qafë Kashar-Vorë/Nesër bllokohet segmenti tjetër, ja ku devijohet trafiku

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës gjatë ditës së sotme krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve. Por mbrëmjen e sotme, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar se prej orës 06:00 të mëngjesit të së martës, do të hapet për kalimin e automjeteve segmenti Qafë Kashar-Vorë, ku ka përfunduar ndërhyrja.

Njoftimi i Autoriteti Rrugor Shqiptar

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar - Durrës dhe Durrës - Qafë Kashar në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë neser ne ora 06-00 te mëngjesit fazën e dytë të punimeve ne segmentin Vore - Maminas në drejtimin Tirane - Durres.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

VORË – MAMINAS

Devijimi i trafikut ne drejtimin Tirane - Durres fillon ne oren 06:00 date 12.06.2018

Levizja e automjeteve ne drejtimin Tirane – Durres do te devijohet tek karburant Kastrati ne Vore ne rrugen dytesore Vore – Marikaj – Maminas (te nenkalimi I dyte i Vores)

Automjetet mund te perdorin serish autostraden nga Maminasi ne drejtim te Durresit te mbikalimi i Maminasit.

Levizja e mjeteve te tonazhit te rende te cilat levizin nga Veriu ne drejtim te Jugut, do te devijohen ne Fushe Kruje ne drejtim te Kamzes duke shfrytezuar rruget alternative Tirane – Unaza e re – Kombinat – Ndroq – Durres ose Tirane – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine.

Drejtimi nga Durresi per ne Tirane eshte i hapur per levizjen e automjeteve.

Dalja per automjetet te mbikalimit ne Marikaj per ne rrugen dytesore do te jete i bllokuar.

Dalja te mbikalimi I Vores ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur per mjetet e renda qe levizin ne drejtimin nga Durresi drejt veriut. Keto mjete do te shfrytezojne mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzes dhe ne vijim.

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.​

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore - Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Punetor RUGESH ne usa: 12/06/2018 00:17

    Mos te vidhet paret kujdes SHTRESA E PARE MBAS NGJESHJESSE ZHAVORIT ESHTE 20 cm BETON I MARKES 600 me rrjeten e hekurit te lyer kundra ndryshkut dhe siper shtresa e asfaltit 10 cm me shtresen e ziftit siper betonit qe te ngjitet dhe ruga ka gara ci te pakten nje 10vjecare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë