Një pjesë e madhe e kryeqytetit nuk u furnizua me energji elektrike dhe shkak për këtë u bë një defekt i shkaktuar në Nënstacionin që ndodhet pas Hotel Tiranës. Ekspertët punuan për riparimin e defektit dhe tashmë energjia është rikthyer.
 
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bëri të ditur se defekti ishte i rëndë, por ekspertët punuan intensivisht.

Pa energji elektrike në Tiranë qëndruan zonat Rruga e Durrësit dhe Rruga e Kavajës.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)