Kryqëzimi tek “Farmacia 10” shpëton nga një gangrenë sfilitëse e rrugës së shkatërruar. Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë ndërhyrë dhe kanë mundur që të riparojnë rrugën dhe trotuarin e dëmtuar në vite, duke mundësuar kështu jo vetëm kushte më të mira për kalimin e makinave por edhe më shumë siguri.  

Çdo natë sistemohet një rrugë a kryqëzim, për të pasur çdo mëngjes një Tiranë jo perfekte, por pak më të mirë se dje”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në komentin që shoqëron albumin me foto nga puna e kryer nga ndërmarrjet e bashkisë në këtë kryqëzim.
kryqzimi
kryqzimi
kryqzimi
kryqzimi

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com