Riselda Sejdija tregon sherrin e madh me të shoqin: Ishim gati për të shkulur dritaret

Riselda Sejdija tregon sherrin e madh me të shoqin: Ishim gati për të shkulur dritaret

Koreografja Riselda Sejdija dhe bashkëshorti i saj Hajdini

Riselda Sejdija është një nga femrat më të komentuara të rrjeteve sociale. Ajo publikon foto të ndryshme ku reklamon jetën e saj luksoze dhe dashurinë që ka për bashkëshortin e saj, Hajdin Sejdijan pa asnjë lloj kompleksi. Por së fundmi e ftuar në "Thumb", koreografja tregoi një sherr që ka patur me Ajdinin.

"Ka nga ato momentet që ndërrojmë ndonjë gjë, kur blemë shtëpinë në Durrës, që duheshin sistemuar gjërat. Kemi pasur një sherr të jashtëzakonshëm, se jemi shije të kundërta. Ai pëlqen klasiken unë jam kontemporane, ishim gati për të shkulur dritaret,"- tha pedagogia.

Riselda vijoi më tej duke rrëfyer se ajo dhe i shoqi nuk kanë shije të njëjtë përsa u përket rrobave. “Gjërat që nuk duroj dot, acarim nuk mund të themi. Unë sa herë që bëj dhurata, Hajdinit asnjë gjë nuk i pëlqen. ‘Kjo s’bën, kjo është shumë e ngushtë. Këpucët, kollarja, këmisha.’ Vetëm ç’a blen vetë i pëlqen. Dhe unë kur i mbledh vetë, i them ndonjëherë kjo ka dalë nga moda, vëlla i dashur nuk bën më. ‘Hë mi nuse’- më thotë, ‘ç’a blen ti është në modë ç’a blej unë nuk është’,”- përfundoi Sejdija.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh