Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas një heshtje disamujore, ka njoftuar një dalje urgjente përpara mediave javën e ardhshme. 

I kontaktuar nga Report Tv, ish-ministri Tahiri konfirmoi daljen e tij publike në një konferencë të jashtëzakonshme javën që vjen por pa specifikuar temën e kësaj konference.

Dalja për mediat e Tahirit do të jetë në një sallë konferencash të një prej hoteleve të njohura në Tiranë. Ish-ministri i Brendshëm ka qëndruar i distancuar nga mediat që prej dorëzimit të mandatit të deputetit në maj të këtij viti, për të qenë i gatshëm për t'u përballur me akuzat e drejtësisë për trafik droge me Habilajt. 

Por nga ana tjetër Tahiri nuk ka munguar në rrjetet sociale ku ka qenë mjaft aktiv duke pasqyruar kohën e lirë. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyre me tre muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm.