Rishfaqja e Parashqevi Simakut, këngëtarja Qirjako për Report Tv: U trondita nga gjendja e saj, të ndihmohet! Gjata: Po përdoret për vëmendje! Pensione dinjitoze për artistët  

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, u rikthye në vëmendjen e publikut shqiptar pas një video të publikuar nga një televizion amerikan duke marrë ndihma sociale Neë York, duke sjell debate dhe komente të shumta në rrjet për gjendjen e saj. 

Por, për këngëtaren Irini Qirjako videot e publikuara në rrjet për të nuk duhet që të ishin bërë publike. E ftuar në një lidhje skype mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ajo u shpreh se këngëtarja duhet që të ndihmohet.

‘Ne takoheshim në Teatrin e Operas dhe Baletit. Vinte aty për të bërë prova. Ajo ishte një këngëtare e jashtëzakonshme. Ajo iku në Amerikë dhe s’u takuam më. Por kur ikëm me Asamblinë në Amerikë dhe donim ta takonim, se takuam dot. Ajo që atëherë kishte disa vështirësi të mëdha, por s’di më shumë detaje. Nuk është mirë që të shfaqen në publik ato imazhe në sytë e publikut që e do kaq shumë. Shteti jonë duhet që të ndërhyjë për këtë artiste të madhe’, tha ajo.

Këngëtarja Irini Qirjako, tregoi se e përjetoi keq momentin kur pa videot e Parashqevi Simakut.  Ajo tha se në një moment nuk po e besonte se ishte këngëtarja.

‘Kur e pash për herë të parë u trondita pa masë, më rridhnin vet lotët, sepse atë e kam njohur nga afër në koncerte që bëheshin ku unë isha soliste tek asambli i këngëve dhe valleve. Ajo është një këngëtare shumë e talentuar, ajo ishte skenike dhe një vokal që ja kishte dhuruar zoti. Ajo bëri jehonë të madhe dhe hyri në zemrën e shqiptare. Kur pashë videot jemi shqetësuar dhe tronditur shumë, saqë një moment nuk doja ta besoja. Më thotë burri mbase s’është ajo. Isha në një gjendje të keqe. Shteti nuk interesohet fare për këta artistë të mëdhenj kudo janë në botë. Është një thirrje që i bëjë instancave shtetërore për artistët që kanë pasur emër të madhe se s’dihet se ku kanë përfunduar’, tha ajo.

Për artisten dhe aktivisten Inida Gjata, publikimi i videove të këngëtares Parashqevi Simaku në atë gjendje është padrejtësi e madhe.

Sipas saj, ndihma këngëtares duhet që t’i jepej në heshtje pa u bërë publike.  

‘E kam parë si një thikë pas shpine që i është bërë, kjo ndihmë duhet t’i jepej në privatësi. Ajo se di se çfarë po ndodh dhe mendoj se duhet të kishin treguar më shumë kujdes, ata që e etiketuan si të pastrehë. Vendosja e saj në këtë panoramë është shkatërruese për atë që ajo kishte krijuar me punë e saj. Jam e lumtur që po kujdeset Elton Ilirjani me të. Por s’jam dakord me publikimin e atyre pamjeve’, tha ajo.

Gjata tha se imazhi i Parashqevi Simakut po përdoret për vëmendje dhe se po abuzohet me jetën e saj. Sipas saj, ka edhe artistë të tjerë të cilët janë të braktisur.

‘Unë e shoh jo vetëm për vëmendje, por po bëhet edhe për të hutuar njerëzit, për ti shokuar dhe për të mos i lënë që të merren me problemet e vërteta që kanë në Shqipëri. Unë se besova që ishte ajo. Edhe artistë të tjerë kanë pasur fatin tragjik të mos realizojnë dot ëndrrat e tyre. Ka edhe të tjerë që nuk dua ti përmend me emra. Është një fenomen i përhapur. Artistët kanë lënë vepra të mëdha, janë shumë artistët që janë të braktisur’, tha ajo.

Ajo tha se shteti duhet që t’i sigurojë artistëve pensione dinjitoze.   

‘E para duhet që të mblidhen të drejtat e autorit dhe si jepet secilit e drejta që i takon. Secili duhet të marr diçka kur transmetohet një film ose një këngë. Duhen pensione dinjitoze për artistët dhe t’i garantohet e ardhmja, sepse artistët bëjnë çdo lloj pune, nuk kanë sigurime, nuk kanë kushtet më minimale për të ushtruar profesionin e tyre. Artistët duhet të kenë një pension që duhet t’ja ofrojë  shteti’, tha ajo.

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Interi turpëron Lazion në 'Olimpico', e mposht 0-6 dhe ndjek Atalantën

VIDEO/ Interi turpëron Lazion në 'Olimpico', e mposht 0-6 dhe ndjek Atalantën